• |
ide | kryesore

Masat e reja, dhjetëra persona të kthyer pas në Qafë Thanë

Arkiva



Masat e reja që hynë në fuqi në vendin tonë nga dita e sotme janë të vlefshme edhe për fëmijë mbi 6 vjeç. Për këtë, në Qafë Thanë ka pasur dhjetëra familje që janë kthyer pas. Një shtetas nga Tetova me profesion mjek thotë për mediat se kjo është anormale. Ai thotë se është krim t’i bësh fëmijës test të shpejtë, kur në Maqedoni dhe çdo vend të rajonit nuk ka masa të tilla.

Sipas tij, ky tampon në Maqedoni koshton 2 euro, ndërsa në Qafë Thanë kompania private kërkon 25 euro. “Ky është një turp që bën shteti shqiptar”, thotë ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *