• |
ide | kryesore

Polonia rikthen Shqipërinë një vend prapa: Anglia e pakapshme në Grupin I

-Instant, F1, Sport



Fitorja me Hungarinë në Elbasan Arena shërbeu për të rikthyer Shqipërinë në lojë për kualifikimin, por 1-0 me të cilën skuadra e Edoardo Rejas mposhti hungarezët nuk mjaftoi për të ruajtur vendin e dytë në Grupin I. Fitorja shkatërrimtare e Polonisë i rikthen kuqezinjtë në vendin e tretë, 1 pikë pas të besuarve të Paolo Sousas, që pasi i futën katër gola Shqipërisë, bënë 7 kundër San Marinos.

Nëse Anglia është e pakapshme në krye të grupit me pikë të plota pas pesë ndeshjeve të para, praktikisht duke e vendosur vendin e parë që të con direct në Katar, për vendin e dytë do të jetë një betejë e vërtetë mes Polonisë, Shqipërisë e Hungarisë. Kuqezinjtë, me 9 pikë, tre fitore e dy humbje, kanë dy pikë prapa hungarezët e Rossit, në kohën kur polakët janë me 10 pikë.

Shumë e rëndësishme përballjet e datës 8 shtator, me kuqezinjtë në fushë kundër San Marinos, ende pa pikë e me 19 gola të pësuar (vetëm një të shënuar), në kohën kur Polonia do të presë në Varshavë Anglinë. Me të besuarit e Southgate favoritët e mëdhenj për kualifikimin, ajo që mbetet për kombëtaren është të bëjë tifo për Tre Luanët, në mënyrë që të bëjë parakalimin ndaj Polonisë, në rast të një fitore kundër San Marinos e një ndalesë të polakëve në shtëpi (fitorja e Anglisë do të ishte edhe më pozitive).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *