• |
ide | kryesore

Pritja e afganëve/ Edi Rama fanar ndriçues për globin

-Instant, Kryesore



Edi Ramës i duhet njohur një meritë, ai është mjeshtër për të nxjerrë dhjamë nga pleshti kur rrethanat ia mundësojnë të krijojë më shumë vizibilitet për veten e tij. Ai postoi dje në facebook një foto me gazetaren e BBC, Yalda Hakim, e cila i është përkushtuar misionit të shpëtimit të refugjatëve afganë.

Image

Vetëm një ditë më pas, Hakim foli për mediat pro qeveritare të Tiranës duke cituar mikpritjen dhe fjalët e kryeministrit shqiptar që i priti afganët në bazë të traditës shqiptare të bukës kripër dhe zemrës. Qëllimi qe i qartë. krahasimi i një kryeministri humanist me homologët e tij europianë që shpesh të friksuar nga grupimet ksenofobe në vendet e tyre i druhen valës së emigrantëve.

Pra Edi Rama po kërkon të krijojë fabulën e një lideri solidar dhe të një shembulli global. Tamam ashtu sikurse shkruajti djali i George Sorosit pasi publikoi një foto me të gjatë qëndrimit në Shqipëri: “Miku im Edi vazhdon të demostrojë udhëheqje frymëzuese në vendin e tij, në të gjithë rajonin dhe në të gjithë botën”.

Vetë kryeministri ka bërë gjithçka ishte e mundur për ta fryrë këtë fabul me intervistat në mediat ndërkombëtare kua ai ka luajtur me konceptet se shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut, ku ka kujtiar se ne ishim afganët e 30 vjetëve më parë ndaj sot pritjen e tyre e kemi detyrim, ku ka hedhur ndonjë kunjë për zemrat e vogla të vendeve të pasura.

Dhe Rama është në të drejtën e tij ta luajë këtë rol, sepse këtë radhë ai arriti të realizojë një ëndërr që nuk e kapi dot gjtë krizës së refugjatëve sirianë që kërcënoi Europën në verën e vitit 2018. Atëhere ai kujtoi se i pati ardhur mundësia të shpëtonte karrierën politike të kancelares gjermane, e cila u rrezikua nga brenda vendit të saj si pasojë e dyndjet së refugjatëve.

Edi Rama u vetëofrua përpara samitit të Brukselit në 28 qershor 2018, që i ishte lënë kancelares si afat për zgjidhjen e krizës nga mazhoranca e vet, për të marrë refugjatë në Shqipëri.
Zv/ ministri i brendëshëm, Julian Hodaj i tha televizionit gjerman ZDF se Shqipëria ka kapacitet të mirpresë deri në 600 mijë refugjatë (shkrimi poshtë).

VIDEO/ Qeveria shqiptare pranon të strehojë 600 mijë refugjatë sirianë

Ky plan arriti të vihet në lëvizje dhe vende si Austria dhe Danimarka e mbështetën idenë se refugjatë mund të streoheshin edhe në vende fqinje me unionin që nuk ishin pjesë e BE. Në takime informale Rama e mbrojti këtë ide ne samitin e Sofies së BE me vendet e Ballaknit perendimor, por  me gjithë përpjekjet e liderit global për të ndihmuar kancelaren shanci i tij fluturoi pas marrëveshjes Merkel Erdogan.

I ndërgjegjshëm se mundësia për të rënë në sy në gjithë globin rrallë mund të jepët dy herë Rama u mundua të mos e humbte rastin e afganëve dhe ai i hapi dyert pa kërkuar asnjë garanci për sigurinë (lexo poshte), për numrin dhe për kohën e qëndrimit të afganëve që SHBA kërkoi të vendosen në Shqipëri.

Edhe terroristë mes afganëve ? / Alarmi që vjen nga shtypi francez

Njësoj siç donte të bënte me armët kimike, shefi i rilindjes e vuan shumë kompleksin e të qenit lider i një vendi të vogël që pak ta jep mundësinë e përfshirjes në afera globale. Dhe për të dalë nga guacka e ngushtë ai ka qenë i gatshëm për të bërë ç’do lloj akroibacie.

Pasi Italia u përfshi nga vala asgjesuese e Covid 19 dhe qeveria shqiptare vendosi të dërgojë në ndihmë të shtetit fqinjë 30 mjekë dhe infermierë në mediat pro qeveritare shpërtheu një valë histerie për dashurinë që po tregonin fqinjët tanë ndaj Ramës kundrejt figurave të urryera si Merkel dhe Macron. Kulmin e arriti një sondazh fantazëm i publikuar në A1 report i cili e nxirrte Ramën liderin botëror më të pëlqyer të italianëve.

Featured image of article: Sondazhi në Report Tv: Rama, lideri më i dashur për italianët, ia kalon dhe Putinit (SHIFRAT)

Në fakt, që në fillim të mandatit të tij Rama ka tentuar të fryjë një rol ndërkombëtar që askush nuk ia jepte.

Të gjithë e mbajnë mend konferencën e parë të procesit të Berlinit që u mbajt në gusht të 2014 në Gjermani, ku fakti se Rama u zgjodh të mbante konferencën e shtypit në fund të takimit, përkrah Merkelit dhe shefit të BE-së Baroso (foto poshte), u interpretua në Tiranë si përzgjedhje dhe veçim i liderit shqiptar i cili qëndronte shumë më lart se liderët e tjerë aspak modernë të Ballkanit.

Merkel seeks to strengthen EU ties to Western Balkans – EURACTIV.com

Batutat me të cilat Rama fitoi zemrën e Merkelit

Por mjafton të shihet nga distanca e sotme për të kuptuar se si u shfry e gjithë kjo tollumbace e propagandës shqiptare, madje marëdhëniet e Tiranës me berlinin shkuan deri në acarim kur diskutohej tema e ndarjes së Kosovës.

Një tjetër fabul e kohëve të fundit është ajo e shpallur me bujë në mediat e Tiranës, se lideri shqiptar do të bëhej ndërmjetësi i zgjidhjes së mosmarrëveshjes Greko- Turke për kufijtë detarë dhe do të merrte rolin e nikoqirit në paqen mes tyre që do të nënshkruhej në fund të janarit në Tiranë. Ndonëse këtu kishte diçka të vërtetë dhe se Ankaraja me gojën e ministrit të jashtëm të Erdoganit, Çavushoglu, propozoi kryeqytetin shqiptar si vend takimi, roli i Ramës jo si ndërmjetës por as si korrier, nuk u vërtetua kurrë. Fillimisht ‘off” në media dhe pastaj dhe zyrtarisht Athina e flaku me përbuzje këtë hipotezë. Gjasat janë që ose Rama e ka shpikur vetë këtë rol, ose ai ka dashur thjeshtë të bëjë vasalin e Erdoganit, gjë që nuk i është pranuar nga pala tjetër.

Negociatat për detin/ Erdogan propozon Ramën, Athina skeptike

Këto janë episodet kryesore, por ka edhe plot detaje të tjera që dëshmojnë se Edi Rama nuk lë rast pa e shfrytëzuar postin e kryeministrit të një vendi të vogël për të marrë mbi vete një rol global. Dhe këtë po e shfrytëzon më së miri me rastin që iu dha me pritjen e refugjatëve afganë. Bamirësia për ta, më shumë sesa nga tradita shqiptare, më shumë sesa nga bindjet e një solidari të majtë, buron nga dëshira e ethshme për të rënë në sy e një lideri të edukuar që në fëmijëri se udhëheqësi i mkëtij vendi duhet të jetë fanar ndriçues për krejt globin.

©Lapsi.al



32 Comments

  1. Po perse ja rrisni menjen topuzit te Surrelit aman ?kush pjerdh per kete njeri te degjeneruar aman aman ???e gjith bota e njef qar drogmeni eshte, ne fakt mir e keni ju se ka share ish presidentin Trump ne USA????

      1. Mesoje edhe ti shqipen sufllaqexhi, Mesi eshte futbollisti me i mire ne bote, nuk ka asnje lidhje me gjuhen tone.

    1. PUSHTETI BURON NGA POPULLI DHE I PERKET ATIJE,,NESE PUSHTETARET E MENDOJN NDRYSHE , DO PROVOJN PERFUNDIM TE MERITUAR thotë:

      I FTOJ PUSHTETARET TE UPTOJNE DOMOSDOSHMERIT ,DHE JUSTIFIKOJN PERGJEGJSIT,NDRYSHE SHPEJT PERGJEGJSIT DO TU KTHEHEN NE LLOGARI,PADREJTESIJA ESHTE SHAH MAT KUNDER LOJTAREVE TE VET ,TA KUPTOJNE MIR KET TERM SI KRIJIM ZHVILLIM FAKT,TE KALUAR TASHEM DHE ARDHESHEM ,ME PADREJTESI ASKUSH NUK KA TRIUMFUAR NUK TRIUMFON DHE AS QE DO TRIUMFOJNE,TE PAKTEN KUJDESUNI PER VETEN DUAJENI VETEN ME VEPRA SIC E DONI ME SHPIRT MOS U VETZHGENJENI DHE DO TA DUANI VETEM ATEHERE KUR TE MENDONI FLISNI DHE VEPRONI NDAJ TJEREVE PER TJERET SI KERKONI DHE VEPRONI PER VETEN TUAJ,KJO ESHTE E VERTETA,E NESE NUK DONI VETEN ME VEPRA PER JU NUK KA SHPETIM ,PERDERI SA ZOTI MALLERISHEM TE PADREJTITI URREN DHE NDESHKON NESE SPENDOHEN PERMIRSOHEN DHE VEPROJN SIPAS ULLZIMIT TIJE E PASTAJ I URREN DHE NDESHKON CDO KRIJESE TE PADREJTIT,UROJ TE KUPTONI RRUGEN E SHPETIMIT ,TUAJ

  2. Aq humanist eshte kry.k yne sa qe kur u shuajt nje familje ne aksidentin e rruges Fier Vlore,apo ne aksidentin e qaf muzines,nga goja e tij nuk doli te pakten nje fjale ngushelluese per familjet e viktimave,dhe tani hiqet sikur i dhemb shpirti per Afganet,ai ka hallin e bythes se tij se per te tjeret as qe ja ndien fare,moster antihuman,shtaze me fytyr njeriu asgje tjeter.

  3. Qe KM yne eshte gjeni kete se luan as topi, Vetem nje gjeni mund te vere perfundi nje popull te tere,
    t’i siguroje vetes nje pushtet apsolut dhe para per 1000 breza pa pasur trashegimi, pa pasur biznes
    pa bere ndonje shpikje, por vetem duke shfrytezuar pushtetin. Per kete bravo i qofte dhe meriton
    respekt per aftesine e jashtezakonshme. Por per humanizem dhe ndjenja njerzore ? Jooo kjo ‘dhunti”
    i mungon plotesisht. Ne shpirtin e tij nuk ka asnje fije ndjeshmeri e dhimshuri njerzore por vetem urrejtje
    dhe dashakeqesi per njerzit. A ka ndjeshmeri njerzore ai qe hedh gaz lotsjelles femijve brenda ne banese
    ne 5 te mengjesit per ti nzjerre jashte e per tu shembur shtepite ? A ka ndjeshmeri njerzore ai qe fut ne burg kryefamiljarin per fature 27 euro ku edhe i dha fund jetes dhe kur e pyeti Fevziu ne “open” i tha qe
    qe eshte turp Fevzi qe merresh me nje vdekje . A ka ndjeshmeri njerzore ai qe fut ne burg babain e dy
    vogelusheve se po nderronte dy tjegulla ne cati dhe kete “krim te rende” e pagoi me jeten e dy femijeve
    qe pesuan aqksident tek po shkonin per te takuar te jatin ne burg. Si mund ti denosh dy femije me vdekje per dy tjegulla ne catin e vete e qe kishte blere me parate e veta? A e ben njeriu kete ? A e ve
    njeriu veten ne vendin e atij prindi qe per dy tjegulla shteti i KM-se i vrau dy femijet ? Cfare humanizmi eshte. Bile as ndjese nuk i kane kerkuar dhe as ka marre mundimin per ta ngushelluar . Cfare do ti benin me teper ketij prindi gjithe kriminelet e botes te mbledhur bashke ?

  4. Ardhja ne masë e refugjatëve ka vetëm nje qëllim – shkatërrimin total te kombit shqiptar dhe kombeve të tjera homogjene. Në emër te “globalizmit” të ndyrë te këtyre luciferianeve.

    Dhe i gjati është nje shërbëtor i denjë e servil i këtyre kriminelëve.

  5. JEHONA ME E MADHE QE KA BERE EDI RAMA ESHTE KUR E ZBULOJE SE BABAI I TIJ KRISTAQI JA KAPI GRUAN DHE JA BERI NJE NJE GJYSME DJALI -VELLA ? YMER GELBAZA E KA DOSJEN ORIGJINALE LE TA PUBLIKOJ PRAP.. thotë:

    NJE PERSON QE E AKUZON BABAIN E TIJ SE PO JA PALLON GRUAN MU NE PIDH DHE KA LINDE FEMIJE ME GRUAN E TIJ ESHTE E KOTE FARE SE QKA TENTIN TE BEJE

  6. Aq shumë i kanë bërë gojore dhe i janë servilosur llumrat që ka rreth e rrotull sa e beson realisht që është figurë kyçe globale, kjo mund të shihet dhe në sjelljen arrogante që e karakterizon (edhe pse e dinë të gjithë se çfarë muti është pa petkun e pushtetit).

    Ka bërë çmos që të jete pjesë kyçe e projekteve imbecile të Sorosit, që nga armet kimike për ti shpëtuar fytyrën Obamës, shqyerja e kufijve europian për emigrantet sirian, projekti i Serbisë së Madhe, ndarja e Kosovës, po importon ideologjinë “woke” me prindi 1 dhe 2, e tani po importon Afganë të pa kontrolluar pas Muxhahedinëve dhe Bangladeshasve duke përzenë vajzat Shqiptare nga konviktet. Vetëm që të dalë në mediat nderkombetare si figurë e lartë dhe në foto si njeri i afërt me alexin ( i cili ka 2 arritje në jetë e asgjë tjetër, të qënurit i biri babës së vet si dhe të qenurit gay).
    Dhe të gjitha këto në kurriz të popullit më të varfër dhe të vuajtur të Europës.

    ps: Nga frika e nje sulmi aksidental me dron, Rama ka prerë thojntë, ka shkurtuar mjekrën, lahet rregullisht, ka groposur çitjanet, ka kohe që nuk rrin te vrima e bunkerit në mal, si dhe i kujton përditë Yurit me foto që nuk është taleban barbar por një artist.

  7. Keta qe flasen mire per funderrinen e funderrinave te njerzillekut Shqipetare per byth qirin e Surrelit jan qe te gjith familje shkerdhyer me te medhenje se ai drogmeni qe i ben vellezer Afganet byth zinje??e kush i levdon Afganet ai qe rri duke share popullin e vet dite dhe nate. Never.????

  8. O Edo I ke t fitume zgjedhjet deri m 2034 ,deri sa t kesh perball spiunat e ministris mrenshme t kohes xhaxhit ,qy moren m qaf ene ata pak t djatht t vertet qy kishte ktu se ja zaptun partin .

  9. Madje, madje edhe po ta burgosin, ai e ka organizuar pazarin me Lulzimin që ta kontrrollojë partinë nga dhomat e izolimit.

    Amerikanët e kanë të vështirë ta kuptojnë, që në Shqipēri kryetari partisë mendon trashëgiminë e partisë edhe pas vdekjes, që mos i dalë investimi përtej rrethit të fëmijve dhe mbesave.

    Lulzim Basha është investimi familjes tij, për ditët e tyre më të këqija. Ata e kishin menduar mirë, që do vinte ky moment.Kryecovidi salih saliban berisha eshte ne qarkullim,njerez ruhuni nga ky monster

  10. KRESHNIK SPAHIU IK SE PO TE PRET YMER GELBAZA ME KAR TE QELBUR NE DORE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH KRESHNIK SPAHIUT FRROK CUPIT DHE EDI RAMES

  11. Ky me karin nuk e di si del e jo me me fanarin ndriçues . Edini pse? Se eshte nja dy pellombe me i gjate jy sesa kari i hasonit . O te qifsha ropt e edi soj karakurva

  12. Direkt zvedesi i Ver llapes ,ndjes paste,fanar per bodrumaxhinjte qe t’ju beje drite per te ngrene te pegerat e Edvin droges ,ky este krye.k. i kavieve rilindas patronazhista spiuna ,mut i jati mut i biri mut ai qe beri te atin.Keta qe cdo dite ushqehen me kaken e Tao palles qe te rrine mbi tastiere dhe te dhjesin nga goja .

  13. Antikrishti po hyn në skenën botërore infrastruktura po pregatitet në prapaskenë që ai të marrë çmime ndërkombëtare për punët humanitare ai do jetë një politikan nga lindja do kërkojë vëmendjen e mediave dhe di shumë gjuhë të huaja do jetë i pashëm dhe me humor. Lexoni Librin e së Vërtetës dhënë Marias së Mëshirës Hyjnore që profetizon ngjarjet e ardhshme dhe komplotin që po përgatitet kundër popujve të botës për kontrollin mbarë botëror mbi paratë shëndetin dhe besimin lutuni të shpëtoni nga antikrishti dhe profeti i rremë. Merrni Vulën e Hyjit të Gjallë dhe medaljen e Shpëtimit për mbrojtje pasi pushteti i antikrishtit po vedoset kudo në botë.

  14. Se kishim lider fanar ne ishim dhe si Shqiperi fanar buze adriatikut dhe hongren derrin me gjithe vesh per 50 vjet.
    Sot kemi fanar vetem liderin dhe po hame derrin dhe dosen bashke ,lume si ky popull qe ka derrin mrena dhe mendja i fluturon per qejf te liderit global.
    Kur mesohesh hipen vete ne qerre per me shku per derr,suksese o ripjellsa hani sufllaqe dhe derr ne mullaqe????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *