• |
ide | kryesore

Profil/ “Profesionisti” Jean-Paul Belmondo, i shëmtuari që bëri botën për vete

-Instant, Arkiva, F1, Paparazzi



Fytyra e tij goditëse, stili lakonik dhe buzëqeshja mashtruese pushtuan imagjinatën e të rinjve francezë të viteve 1960.

Jean-Paul Belmondo ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Paris në moshën 88-vjeçare. Ai ishte rebeli i akullt i “Valës së re” të kinemasë franceze të tipizuar në filmin klasik të Jean-Luc Godard të vitit 1960, “Pa frymë”.

Performanca e tij humoristike si një hajdut i dënuar apo dhe tifozi i Humphrey Bogart mori vëmendjen e publikut edhe pse ai nuk ishte një James Dean.

Jean-Paul Belmondo, star of Breathless, dies aged 88 | Jean-Paul Belmondo | The Guardian

Jean-Paul Belmondo lindi në Neuilly-sur-Seine, një periferi e Parisit më 9 prill 1933, i biri i skulptorit Paul Belmondo, statujat e të cilit zbukurojnë shumë parqe parisienë.

Atmosfera shumë boheme e edukimit të tij pati një efekt formues tek ai.

Dështoi në shkollë dhe u bë një boksier amator. Në karrierën e tij jetëshkurtër sportive, fitoi 15 nga 23 ndeshjet e tij para se të hiqte dorë për t’u përqendruar në aktrim.

Hunda e tij me gunga, ishte rezultat i një sherri në sheshin e lojërave të shkollës.

Pasi performoi në skenë në teatrot provinciale, ai “pushtoi” kinemanë me rolin e Laszlo në filmin e “Mashtruesit” të vitit 1958. Një kritik e përshkroi atë si “një njeri befasisht të shëmtuar”. Imazhi i tij u rrit pas disa filmave aksion.

Jean-Paul Belmondo Archives - Veritas

I vendosur për të mos qenë stereotip, Belmondo gjithashtu pranoi role më të vështira siç ishte intelektuali idealist i “Çoçarja” në vitin 1961.

Dalla Loren a Delon, le più belle foto di Jean-Paul Belmondo al cinema

Ai shkëlqeu më pas mes yjeve botërorë në prodhimet ndërkombëtare të tilla si “Po digjet Parisi?” (1966), “Mashtrimi i James Bond Casino Royale” (1967), me Alain Delon në filmin me gangsterë “Borsalino” (1970) apo “Profesionisti” (1981).

Dalla Loren a Delon, le più belle foto di Jean-Paul Belmondo al cinema

Më pas u largua nga filmat aksion duke deklaruar se “Nuk donte të ishte një gjysh fluturues i kinemasë franceze”.
Në 1987 Belmondo u kthye në skenë për herë të parë për gati 30 vitesh dhe ndau punën e tij midis teatrit dhe filmit për pjesën tjetër të karrierës së tij.

Dy vjet më vonë ai fitoi një çmim “Cesar”, ekuivalenti francez i “Oscar”.

Jean-Paul Belmondo u divorcua nga gruaja e tij e parë Elodie në 1965. Martesa e tij e dytë me Constantin gjithashtu dështoi. Më vonë ai pati lidhje të gjata me aktoret Ursula Andress dhe Laura Antonelli.

Publiku i kinemasë brenda dhe jashtë vendit u tërhoq nga hijeshia e tij dhe shpërfillja në dukje, për çfarëdo absurditeti që po ndodhte në ekran. Ai u zgjodh nga revista “Empire” si një nga 100 yjet më seksi në historinë e filmit. ©LAPSI.al

Vdes aktori Jean-Paul Belmondo



1 Comment

  1. R.I.P mjeshter. 🙁

    I papam ke qene neper filma. Te pakten kane qene filma per te qene. Jo si keta Marvel, Capiten Leshi apo Spidermuti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *