• |
ide | kryesore

Tronditet Brazili, Pelé operohet nga një tumor: “Do ta fitoj edhe këtë ndeshje, me buzëqeshje”

-Instant, F1, Sport



“Të shtunën e kaluar u operova për të hequr një lezion të dyshimtë në kolonën e djathtë. Tumori u identifikua gjatë testeve që përmenda javën e kaluar.” Njoftimi që trondit botën e futbollit është bërë nga vetë Pelé, ish-kampioni brazilian, tani 80 vjeç, tri herë kampion bote. Ai ka zgjedhur rrjetet sociale për të sqaruar gjendjen e tij shëndetësore. Që nga e marta ai ishte shtruar në spital në Sao Paulo për “kontrolle rutinë” dhe pikërisht me atë rast mjekët zbuluan tumorin. “Unë jam mirë” siguron ai pas operacionit.

MBËRRITJA NË SPITAL — Në ditët e mbërritjes në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo, lajmi i një sëmundje të ‘Mbretit’ doli në mediat braziliane. U fol për një gjendje të fikëti. Edhe në atë rast ishte ish -futbollisti ai që ndërhyri personalisht dhe shpjegoi se çfarë kishte ndodhur: “Nuk më ra të fikët. Shkova atje për kontrolle rutinore që nuk isha në gjendje t’i bëja për shkak të pandemisë.” Lajmi pastaj u bë përsëri aktual sepse, në ditën e gjashtë të shtrimit në spital, nga Brazili nisën të pyesnin për arsyet e një qëndrimi kaq të gjatë spitalor vetëm për kontrolle.

“NDIHEM MIRË”— Një dyshim që Pelé ka vendosur ta sqarojë personalisht: “Miqtë e mi, ju falënderoj shumë për mesazhet e mira – shton ai në mesazhin në Instagram -. Falënderoj Zotin që u ndjeva shumë mirë dhe që lejoi doktor Fábion dhe doktor Miguel të kujdesen për shëndetin tim. Për fat jam mësuar të festoj fitore të mëdha me ju ”

DASHURIA E FAMILJES — Vendimi i O’Rei për të njoftuar operacionin për heqjen e kancerit të zorrës së trashë, shoqëruar me një fotografi të tij të veshur me fanellën braziliane dhe një buzëqeshje të madhe në fytyrë, nuk ka kaluar pa u vënë re. Pele është i tillë, ka patur këmbët e mrekullive e vazhdon të ketë një shprehje që të ngroh zemrën. Dhe në fakt ai siguron se do të përballet me “këtë ndeshje me një buzëqeshje në fytyrë”. Me “shumë optimizëm dhe gëzim për të jetuar i rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve të mi”. Larg vëmendjes, por gjithmonë me një buzëqeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *