• |
ide | kryesore

Video/ Kumbulla ‘harron’ gafat e Polonisë: “Dëshira jonë është të shkojmë në play-off”

-Instant, Sport, Video



Pas një performance për tu harruar në Varshavë kundër Polonisë, Marash Kumbulla nuk e fshehu kënaqësinë për fitoren e arritur mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena” ndaj Hungarisë. “Jam shumë i lumtur që mbrëmë fituam dhe gjithë skuadra luajti mirë. Unë besoj se përveç dy rasteve që pati kundërshtari mbrëmë paraqitja ishte në favorin tonë – tha mbrojtësi i Romës -. Normale rezultati në Poloni tregon që nuk kemi bërë paraqitje të mirë ndaj Polonisë, por jam i lumtur për ndeshjen e djeshme. Shokët e skuadrës më ndihmojnë shumë këtu”.

I mësuar të luajë në krah Gjimshitit e Ismajlit, mbrojtësi kuqezi është i hapur për këdo që tekniku do ti vendosë në krahë, për ndeshjen me San Marinon: “Nuk kam problem të luaj me këdo që zgjedh trajneri. Asnjë lojtar nuk është titullar i padiskutueshëm. E rëndësishme është të jesh pjesë e ekipit kombëtar. Kush luan do të japë 100 përqindëshin” – u shpreh Kumbulla, që thotë hapur objektivin për të marrë vendin e dytë të Grupit I -. Dëshira jonë është të bëjmë më mirë, të shkojmë në play-off. Është e vështirë se janë ekipe të forta. Do të japim maksimumin në fushë, ishalla po shkojmë në play-off”.

https://youtu.be/uDoXz0tYVv4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *