• |
ide | kryesore

Abrashi nuk ia del, për Çikalleshin vendoset nesër: Trashi e Balaj rikuperojnë

-Instant, Sport



Ndeshja me San Marinon është vërtetë ajo më e thjeshta ndër tre të shtatorit, por situata e lojtarëve nuk është ajo më e mira. Është e kuptueshme që tre ndeshje në 7 ditë do të kishin pasoja mbi fizikun e lojtarëve, por lajmi i mirë për Rejan është rikthimi nga skualifikimi i Manajt, Hysajt e Bares, që “kanë pushuar dhe janë gati për ndeshjen”, sic konstatoi tekniku në konferencën për shtyp. Gjithësesi, italiani ka motiv të shqetësohet, sepse Cikalleshi, titullari më i pazëvendësueshëm për të, vuan një ngërc muskular dhe është në dyshim të fortë për San Marinon.

Sulmuesi që shënoi golin e vetëm në Poloni dhe humbi sfidën me Hungarinë, është stërvitur individualisht në seancën e djeshme, duke bërë vetëm vrap e streching, ndërsa me top punoi vetëm në seancën e sotme. Për qendrën Reja do të vendosë vetëm nesër, por nëse Cikalleshi vazhdon të ndjejë dhimbje italiani nuk do ta rrezikojë. Kjo edhe për faktin se Balaj ka rikuperuar dëmtimin e lehtë që e shqetësoi pas ndeshjes me hungarezët e Manaj është sërisht në dispozicion, pa harruar Brojën që shënoi golin fitues e Uzunin, që vazhdon të tregojë një super-formë.

Edhe Trashi ka rikuperuar dëmtimin dhe do të jetë në dispozicion, edhe pse Roshi e ka kaluar në hierarki për këtë ndeshje. Abrashi nuk ka marrë fare pjesë në seancën e sotme stërvitore dhe tërheqja e tij nga ndeshja është zyrtare. Kështu, Laçi duhet të marrë vendin e Gjasulës përpara mbrojtjes, ndërsa Bajrami, që kapërceu lodhjen muskulare, mund të luajë në krah të Bares së rikthyer, për një mesfushë dinamike e plot fantazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *