• |
ide | kryesore

“Kemi mundësi të shkojmë në Katar”: prezenca e Hysajt në konferencë, përjashton Berishën nga porta

-Instant, Sport



Kapiteni i skuadrës duhet të dalë në konferencë për shtyp zyrtare para një ndeshje, në krah të trajnerit. E duke qenë se kapiteni i parë është Etrit Berisha, dalja e Elseid Hysaj para mediave, në vigjilje të sfidës së tretë të shtatorit kundër San Marinos vulosi ndryshimin e parë të Rejas për këtë ndeshje: portën do ta mbrojë Thomas Strakosha.

Në anën tjetër, mbrojtësi i Lazios, i kthyer pas skualifikimit kundër Hungarisë, tregoi emocionet e përjetuara: “Sigurisht është ndjesi shumë e mirë sepse kur je jashtë, duke e parë nga stadiumi, është akoma më e keqe situata – shpjegoi shkodrani -. Kur shikon skuadrën që po luan, dhe ti nuk mundesh t’i japësh një dorë. Duhej kjo fitore sepse karikon sa më shumë skuadrën për të ecur sa më përpara, sepse kemi mundësi të kualifikohemi, kemi mundësi deri në fund të këtyre ndeshjeve të shkojmë në Katar, kështu që pse jo, mos të jemi të karikuar 100% për ndeshjet e radhës”.

Kapiteni kuqezi shtyhet edhe më tej: “Besoj se Shqipëria nuk ka pasur kurrë më parë kaq shumë futbollistë në nivelin europian dhe që aktivizohen në skuadrat që luajnë tani. Kështu që duhet të kemi besim në vetvete sepse jemi vërtetë një skuadër shumë e fortë që duhet thjesht të shkojë në fushë me vetëbesimin që mund të bëjmë më mirë, siç e pamë edhe në ndeshjen ndaj Hungarisë, sepse me të vërtetë luajmë mirë dhe kishim raste për të shënuar gola. Për të ardhmen kjo na duhet, besimi në vetvete që jemi një skuadër e fortë dhe mund ta luajmë me të gjitha ekipet”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *