• |
ide | kryesore

Lezhë/ Shkrumbohet stalla pranë “Urës me Harqe”, zjarri vijon të djegë pyllin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një zjarr i madh ka shkrumbuar një stallë lopësh pranë “Urës me Harqe” në Pllanë të Lezhës. Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe banorëve të zonës, zjarri nuk është vënë nën kontroll duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe në mal.

Prej orësh vijon të digjet pylli me pisha, ndërsa era e fortë po ndihmon përshkallëzimin e zjarrit. Në vend ndodhen forcat e zjarrfikëses, por terreni i thyer malor e bën të pa mundur ndërhyrjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *