• |
ide | kryesore

Ndodh në Itali/ Kur çifti do shkëmbente unazat, ndërron jetë prifti

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Mediat italiane kanë publikuar rastin e ndarjes nga jeta të një prifti 75-vjeçar në Vinchio, provincë e Astit.

Ngjarja ndodhi në mes të një ceremonie martesore kur prifti don Aldo Rosso u ndje keq në momentin e shkëmbimit të unazave.

Mes të ftuarve ishte edhe një mjek që u përpoq të shpëtonte priftin, por nuk mundi të bënte më shumë. Sipas autoriteteve mjeku kishte pësuar hemorragji cerebrale.

Don Aldo ishte një njeri mjaft popullor në qytezën e tij dhe ngjarja ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale. Ai i kishte qëndruar shumë pranë komunitetit sidomos gjatë pandemisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *