• |
ide | kryesore

Nga Santos te Fifa e deri Ronaldo, afeksion i pafund për Pelé: “Jetë të gjatë Mbretit”

-Instant, Sport



Sapo është mësuar nga komunikimi përmes rrjetit social, se Pele i është nënshtruar një operacioni në zorrën e trashë, për të hequr një tumor, për legjendën braziliane të futbollit ka mbërritur menjëherë një demonstrim i jashtëzakoinshëm dashurie nga të gjithë. Postimet në Facebook dhe Instagram të legjendës braziliane, tani 80 vjeç, janë komentuar nga miliona njerëz. Mbi të gjitha nga tifozët, por edhe nga disa protagonistë të botës së sportit.

“Rroftë Mbreti”, ka shkruar Ronaldo Fenomeni. Rodrygo i Real Madridit i ka bërë jehonë: “Forca Mbret! Familja ime dhe unë po lutemi për jetën e tij”. “Ne jemi të gjithë me ty, Mbret – lexohet në profilin në Instagram të Santos, ish-ekipi i Peles -. Do të jetë një fitore tjetër në jetën tënde. Ju urojmë një shërim të shpejtë”. Llogaria zyrtare e Kupës së Botës e Fifa-s i kushtoi një zemër të verdhë dhe të gjelbër brazilianit, të shoqëruar nga dy duar të bashkuara.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *