• |
ide | kryesore

“Polonia goleadë San Marinos, se është më e fortë se ne”: konstatimi i Rejas trondit shpresat e tifozëve

-Instant, F1, Sport



“Anglia e Polonia bënë goleadë me San Marinon se janë më të fortë se ne. Për të marrë pikët ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Ajo që më intereson mua është se dua lojën dhe tri pikët. San Marino është e fortë dhe se nuk do ta kemi të lehtë pavarësisht se në letër jemi favorit. Ju e mbani mend që ndeshjen e parë me San Marinon u deshën 70 minuta për të arritur tek goli i parë”. Kjo është deklarata e Edoardo Rejas në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me San Marinon, nesër në 20.45 në Elbasan Arena, që sigurisht nuk do ti pëlqejë tifozëve kuqezi, që pikërisht skuadrën e Paolo Sousas duhet ta lënë pas për të marrë vendin e dytë në Grupin I.

“Ka ndodhur shpesh që pas një fitoreje ne mund t’i marrim lehtë ndeshjet. Ndaj San Marinos do ta kemi të vështirë, është një ekip i organizuar, duhet të kemi përqendrim dhe të bëjmë lojë të mirë. Duhet t’i lëmë sa më pak hapësira sepse janë të rrezikshëm. Kjo është ndeshja jonë vendimtare, nuk mendoj asgjë tjetër pavarësisht se Polonia luan ndaj Anglisë, unë mendoj vetëm për sfidën tonë” vazhdoi tekniku i kombëtares, që nuk zbuloi asgjë nga formacioni, përvec faktit se ka ndërmend të bëjë turn-over, duke filluar nga porta.

Kuqezinjtë do të jenë pa Abrashin të dëmtuar e Gjasulën të skualifikuar, por ndërkohë është për tu verifikuar gjendja e Cikalleshit dhe Balajt: “Nuk do të zhbalancohemi shumë pasi do të shoh dhe si luan San Marino për të zgjedhur një formacion. Do të shoh deri sot në darkë gjendjen e lojtarëve sepse kanë marrë dhe va goditje. Sigurisht ata që do të rikthehen do të na japin një dorë, Hysaj Bare Manaj do të kthehen”.

Pas golit të Brojës dhe performancës së mirë të Uzunit e Cekicit tani për teknikun italian bëhet e vështirë të zgjedhë, me të gjithë sulmuesit që kërkojnë hapësirë: “Unë marr në grumbullim gjithmonë 5 sulmues. Në raste të tilla që ke tre ndeshje për 7 ditë, të shohim për Cikalleshin dhe Balajn nëse nuk kanë probleme fizike, të shohim sepse nuk e kam problemin e zgjedhjeve. Ne me Hungarinë praktikisht kemi luajtur me tre sulmues. Sulmuesit duhet të sakrifikojnë shumë, si shembulli i Balajt dhe Uzunit. Mua më pëlqejnë sulmuesit që sakrifiokojnë dhe ndihmojnë mbrojtjen dhe jo ata sulmues që qëndrojnë vetëm në sulm”, përfundoi tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *