• |
ide | kryesore

Sërish kokainë në kontejnerin e “Alba Exotic Fruit”, dyshohet për 10 kg

-Instant, Lajme, Të fundit



7.7 kg kokainë u kap sërish në kontejnerin e “Alba Exotic Fruit” ditën e sotme në Durrës. Sikurse njofton policia, droga u gjet pas një kontrolli të imtësishëm në një nga kontenierët i ngarkuar me banane të ardhur nga Ekuadori. Menaxheri i firmës është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim administratori i firmës.

“Në vijim të operacionit “Rada”, ditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në një nga kontenierët i ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë”, njofton policia.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut.



2 Comments

  1. po tani ke do fusin ne burg ASPAKU ????

    ket ai ka fut ne burg familjarisht me punetore e ca kane

    me siguri noi hamall porti e ka porosit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *