• |
ide | kryesore

Teoritë konspirative kundër Covid-19: “Pandemia paralele” që mori shumë jetë njerëzish

-Instant, Arkiva, Planet



Një është i bindur që coronavirusi është armë biologjike, i dyti që nuk ekziston, e i treti që atë e ka shpikur Bill Gates dhe që rrjeti 5G po e përhap…

Pandemia e coronavirust për më shumë se një vit paralizoi gjithçka në planetin Tokë, por kjo vetëm sa nxori në pah pandeminë e vërtetë të teorive konspirative.

Vështirë është t’i numërosh të gjitha: që COVID-19 është armë biologjike, që është krijuar nga një elitë misterioze që vranë disa miliona njerëz.

Në fakt asnjë prej këtyre nuk janë të vërteta, por që thjesht janë fjalë që persona të caktuar dëshirojnë t’i dëgjojnë dhe besojnë.

Madje imagjinata e tyre ka shkuar aq larg, sa që shumë prej atyre që nuk besojnë në coronavirusin, janë të bindur që rrjeti 5G po e përhap në masë të madhe këtë virus vdekjeprurës.

Shpesh e akuzonin edhe themeluesin e Microsoftit, Bill Gates, i cili sipas tyre po prodhon vaksinën për të përfituar nga to – e shumë janë të bindur se në këto vaksina ka mikroçipa.

Pavarësisht që ekspertët eminent vazhdimisht kanë bërë thirrje për vaksinim dhe respektim të masave që e luftojnë përhapjen e mëtejme të coronavirusit, është paradoksale se si një grup i caktuar i njerëzve preferojnë t’i besojnë më shumë disa teorive konspirative, burimi i të cilave nuk dihet e shpesh është edhe i shpikur nga imagjinata e njerëzve që nuk hezitojnë të krijojnë kaos.

Sipas ekspertëve të fushës, rol të madh kanë luajtur edhe rrjetet sociale siç është Facebook edhe YouTube, në të cilat kanë postuar video të ndryshme personat që janë kundër vaksinimit, pavarësisht që shumë prej tyre në fund e kanë paguar me jetë – pasi pikërisht nga ky virus kanë humbur jetën.

Në fund të vitit 2019 ishin raportuar rastet e para të COVID-19 në qytetin kinez, Wuhan, ku pa kaluar disa ditë filluan të qarkullojnë edhe teoritë se bëhet fjalë për një armë biologjike që ka për qëllim të vë rregull dhe nën kontroll botën – duke neglizhuar thirrjet e ekspertëve shëndetësorë për kujdes dhe përmbajtje të rregullave që kanë për qëllim luftimin e kësaj pandemie.

Madje ka pasur raste kur edhe shumë persona që identifikoheshin si mjekë, pretendonin se coronavirusi nuk është asgjë tjetër vetëm se një virus i rëndomtë sikurse të gjithë tjerët – duke bërë që këto deklarata t’i besojnë një grup i caktuar që më raste në fund u ka kushtuar edhe me jetë.

Sipas publicistëve Emma A. Jane dhe Chris Flamming, po jetojmë në kohën e teorive konspirative, por edhe në atë ku lehtë mund të kontrollohen faktet dhe të raportohen lajmet e rreme, që në fund të ditës kanë për qëllim dezinformimin dhe krijimin e një situate kaotike.

Por kur pandemia filloi të merr formë tjetër, edhe teoritë konspirative filluan të ndryshojnë – se kinse virusi nuk ekziston fare dhe se njerëzit në Wuhan vdisnin për shkak të rrjetit 5G. E kur coronavirusi arriti pothuajse në çdo cep të botës, njerëzit me një ritëm të ngadaltë, por shumë të rëndësishëm e panë se duhet mbështetur në shkencë dhe ekspertët shëndetësorë që edhe sot bëjnë thirrje për vaksinim masiv.

Sidoqoftë, ky virus deri më sot u ka marrë jetën miliona njerëzve në mbarë botën, derisa i atyre që janë infektuar është dukshëm më i lartë. Por me zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave anti-COVID siç janë Pfizer/BioNtech, Astra Zeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson, deri më sot është parandaluar vdekja e miliona njerëzve tjerë.

Pra mbetet të shihet se si muajt e ardhshëm do të rrjedhin dhe me çfarë ritmi do të vazhdojë vaksinimi në mbarë globin, pavarësisht që varianti i ri Delta paksa ua ka vështirësuar punën mjekëve – për faktin se është më ngjitës dhe tashmë kapacitetet e spitaleve janë buzë kolapsit e personeli shëndetësor është lodhur duke punuar me orare të zgjatura.



4 Comments

  1. Kjo pandemi nxori ne pah te verteten e hidhur qe Bota sa vjen e po behet me idiote, me injorante, me pa tru.
    Nga njera ane jane kto budallenjt qe besojne qe virusi nuk eksiston, apo qe e ka fajin 5G, nga ana tjeter kto idiotat e tjere qe besojne cdo gje qe thone autoritetet.
    Ne fillim besonin qe maska nuk te mbron, pastaj qe maska te mbron, me vone qe edhe pse mban maske duhet te kesh 1.5m distance dhe qershia mbi torte, u turren te gjithe si dele te marrin vaksina eksperimentale qe modifikojne ARN, te pa testuara te cilat mund te kene efekte afatgjate tragjike.
    Une e mirkuptoj plotesisht nje plak 70 Vjevar te cilit nuk i kane ngel edhe shume vite jete, per te cilin eshte me mire te rrezikoje me vaksinen sesa me virusin.
    Por per mua eshte totalisht e pa pranushme, eshte budallallik me brire qe nje 20 Vjecar, per te cilin probabiliteti per te vek nga virusi eshte me pak se 0.001% te marri nje Vaksine eksperimentale.

  2. TANI PO FILLOJN TE JUSTIFIKOHEN TE GJITH,TE LARGOJN FAJIN NGA VETJA,E VERTETA QENDRON,,KRYESORJA ESHTE SE DY JAN RRUGET PERMES CILAVE MUND TE KALOHET,1 E DREJTA VERTETA PLOT QARTESI GJALLERI SIGURI ZGJILLJE PAQE SHPRES SHPETIM ,KJO KA ULLZIM HYJNORE VLERAT DHE PO NGA VLERAT GJAT ZHVILLIMIT VET KARAKTERIZOHET,KJO PASTRON SHPIRTIN DISIPLINON FRENON EGON,E DYTA ESHTE RRUGA PLOT PAQARTESI PLOT PROBLEME PA SHPRESE PA SIGURI PA ZGJILLJE ,PA SHPETIM PLOT TMERRE PLOT,HUMBJE PLOT SHKATRRIM EGO PUSHTETI PARAJE INTERRESI ,ME FUND NDESHKIMIN,TE DYTEN PO SHIJOJME PREJ 1 SHEKULLI VETEM ANTIVLERAT,,DHE KUSH JAN PERGJEGJES TE GJITH ATO QE KONTROLLOJNE ORGANIZIMIN E JETES NE VENDET E TYRE,,QE QUHET PUSHTET,NUK ESHTE PA PERGJEGJES GJITH KY EKSTREM KU NA KAN FUTUR DHE KU MENDOJNE TE NA COJNE,PASTAJ KY PUSHTET KETA NJEREZ SE ME KE JAN TE LILLUR SI FUNKSIONON ORGANIZIMI FUQIS MBESHTETJES ,DHE SUKSESIT TYRE,ESHTE, CESHTJE E TYRE,POR FAKTET QENDROJNE SE CFAR EMRASH MARRIN ELIT E FSHEHT DHE HAPET ILUMINANT MASONE ,KAPITALIZEM DEMOKRA CI NUK KA RENDESI,RENDESI KA QE E KEQA ESHTE NE SISTEM ,DHE NJERZIMIN PO E SHKATRRON ME SHPEJTESI ,E VERTETA THUHET NE SY,ASKUSH NUK MUND TI MBUSH MENDJEN DIKUJT ,NISUR NGA INTERESI QE DIKUSH TJETER ESHTE FAJTORE PER GJITH CFAR PO NDOLL,PERDERI SA KAN MARR PERGJEGJSI DHE KAN MARRVESHJE ME POPUJT E TYRE,ASKUSH NUK KA INTERES TI FUS ZJARRIN BOTES PER TE SHPETUAR VETEN SEPSE NUK SHPETOHET ME ASGJE VE C TE DREJTES HAKUT PENDIMIT TEK ZOTI DHE NDRYSHIMIN PER MIRE ,TE PA FAJSHMIT QE U KENI BERE PADREJTESI NE SENSIN E ZHVILLIMIT VLERSOJN ME SHUM TE ARDHMEN SE TE SHKUAREN E HILLUR,EDHE ZOTI MALLERISHEM I FAL ATO QE PENDOHEN DHE KTHEHEN ATIJE,ASKUSH NUK KA INTERES TE LUFTA HAKMARRJA,KU TE KEQIN TA IRRITOJNE DHE BEJNE EDHE ME TE KEQ ,POR NESE ESHTE E MUNDUR TE KEQIN TA BEJNE TE MIR PERMES BINDJES MIRKUPTIMIT TOLERAN CES FALJES DHE BEHEN NDIHMES DHE PLOTESUES NE DOBI VETEM KESHTU ,NE MENDIME FJALE DHE VEPRA DOBIJA ESHTE ME I MALL SE DEMI DHE BEHET SHKAK QE I MALLI ZOT TE NDRYSHOJNE AKTIMIN E TIJE NGA NDESHKIM NE MESHIRE NGA ZVOGLIM MASE NE SHTIM TE SAJE PER AQ KOHE SA NJERZIT ,MBESHTETEN NE TE SI THOT AI,ASKUSH TE MOS PRESIN MREKULLI SHPETIMTARE SE SHPETIMTARIN E KEMI NE MEZIN TONE ULLZIMIN HYJNORE DHE SEJ CILI NGA NE BEHET SHPETIMTARE OSE HUMBES I VETET FAMILJE POPULLIT TE VET SIPAS ANGAZHIMIT QE BEN SEJ CILI ESHTE MIKU DHE ARMIKU VETES VET VETEM SIPAS ANGAZHIMIT QE ZGJELL KU E MIRA KA SHPERBLIM DHE KEQA NDESHKIM URIME PER TE GJITH DHE TA GEZONI ZGJELLJEN QE ANGAZHOHENI SEPSE ATE E MERITONI SI HAK,SE SJU DETYRON KUSH AS TE BEHENI TE MIR DHE AS TE BEHENI TE KEQI ,POR PO E MERRNI ME DESHIR ,PA U BINDUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *