• |
ide | kryesore

Vrasja makabër në Greqi/ Hetimet marrin drejtim tjetër, psikologia e çiftit: Zëri kërcënues në telefon nuk ishte i Babis

-Instant, Lajme, Planet



Policia greke vijon me hetimet për vrasjen makabre të 20-vjeçares Caroline Crouch në Greqi nga i shoqi, ndërsa gjithçka ndodhi në sy të foshnjës së vogël 11 muajshe. Edhe pse piloti, Babis Anagnostopoulos, pranoi krimin pas alibisë që ngriti, hetimet vazhdojnë. Zëri që bënte kërcënimet në telefon ndaj psikologes Eleni Mylonopoulou, ku shkonte viktima, nuk ishte i Babis. Sipas gazetës Spirto, Mylonopoulou, në dëshminë e saj rreth një muaj më parë tha se ishte marrë në telefon nga një person rreth datave 21-25 maj, kur filloi të bëhej publike se ajo kishte zhvilluar seanca me çiftin. Përveç kërcënimeve me telefon, ajo pretendoi se kishte pasur edhe sulme ndaj makinës së saj.

Sipas Parapolitika.gr, psikologia tregoi në polici të gjitha seancat që kishte patur me viktimën nga tetori 2020 deri në shkurt 2021. Ajo shtoi se Caroline ndihej e “bllokuar” dhe e shtypur nga i shoqi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *