• |
ide | kryesore

Zhduken nga Shqipëria bangladeshasit që erdhën 1 muaj më parë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtetasit nga Bangladeshi dhe India kanë shfrytëzuar kontratën e punësimit në Shqipëri për t’u larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

ABC raporton se gjatë dy muajve të fundit, policia ka ushtruar kontrolle në ato biznese ku këta persona kanë pasur një kontratë pune. Është konstatuar se ata nuk janë gjetur në vendet e tyre të punës, apo në sektorët ku duhet të ushtronin detyrat përkatëse.

Burime nga Policia e Shtetit thonë se bëhet fjalë për rreth 50 shtetas nga Bangladeshi që janë larguar nga kufiri i gjelbër, me destinacion vendet e BE-së.

Nisur nga ky fakt, policia ka dyshime se shtetasit e huaj e kanë përdorur vendin tonë tranzit, duke u ndihmuar edhe nga siguria që pronarë biznesesh u kanë dhënë atyre për t’i punësuar.

Policia ka gjobitur rreth 100 biznese me gjobë 100 mijë lekë të reja. Gjithashtu po hetohet nga struktura të posaçme të policisë, nëse bëhet fjalë për një rrjet të strukturuar kriminal në trafikimin e klandestinëve.

Kryesisht, kërkesat e bizneseve, dorëzuar pranë policisë kufitare për të punësuar bangladeshasit, kanë qenë në fushën e ndërtimit dhe hoteleri-turizëm, si kuzhinierë e kamerierë.



9 Comments

  1. Si si????
    1 milion lek te vjetra per trafikim njerezish?!?!
    Po skafistet e shkret pse i keni lene te kalben burgjeve ….apo mjafton te kesh Nipt edhe je ne rregull

  2. Albanistanin e Ridhjerjes as bangladeshasit nuk e duan.Si ka mundesi edhe keta fakire nuk duan te jetojne ne kete ” bahce me lule”.

  3. KRIM NDAJ NJERZIMIT TRAFIK QENJESH NJERZORE ME REGJI SHTETERORE SI SKENDER GJINUSHI NE NE FELLIMET E DEMKRACIS QE KOTROLLONTE TRAFIKU VLOR ITALI KRIM NDAJ NJERZIMIT KETA TE MALLKUAR GENOCIT TRAFIK FUKARALLEK BUK ME RRACION KRIMINELI EDI RAMA ME NJE GUR VRAU DY ZOGJ NE TE PAREN BERI PRESION SHQIPTARVE QE TE PUNOJN ME 20000 MIJ LEK PO TE DUAN SEPSE KEMI BAGLADESHASIT DHE E DYTA U KRIJUAN GRUPET E TRAFIKIMIT ME MBESHTETJE SHTETERORE NJESAJ SI NE KORC GJIROKASTER KUKES TIRAN…

  4. Vete Lideri- E DI RAMA- ka rekomanduar keta nga bangladeshi per punonjes ne Shqiperi. Por ne Shqiperine qe po shkaterron e shtrydh si limoni, as ata nga Bangladeshi nuk duan te rrijne..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *