• |
ide | kryesore

Dialogu Kosovë-Serbi/ Albin Kurti: Nuk mund të ketë marrëveshje kur familjarët e të vdekurve nuk dinë ku i kanë eshtrat të dashurit e tyre

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli sot para mediave edhe për takimin që zëvendësi i tij Besnik Bislimi ka pasur me delegacionin serb në Bruksel të udhëhequr nga Petar Petkoviç i ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se në dialogun me Serbinë, çështja e të pagjeturve është temë e cila nuk mund të presë.

Më tej Kurti ka thënë se është informuar nga zëvendësi i tij Besnik Bislimi për siç i quajti ai takime përgatitore të një dialogu që do të ketë kapitull të ri.

“Unë jam informuar nga profesori Bislimi për takimet përgatitore të një dialogu që do të ketë një kapitull të ri, veç se ekziston një çështje që nuk mund të prej e kjo është çështja e të pagjeturve. Bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi ka udhëtuar edhe udhëheqësi i delegacionit dhe komisionit për të pagjeturit Andin Hoti. Nuk mund të presim marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke me Serbinë kur janë në pyetje familjarët e 1630 qytetarëve të Kosovës që janë të pikëlluar që nuk i kanë më të dashurit e tyre edhe 22 vite më vonë, ku më e keqja nuk e dinë ku janë ata e edhe nëse e dinë që janë të vdekur nuk i kanë eshtrat e tyre”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se për çështje tjera kanë dhënë propozimet të cilat nuk janë pranuar.

“Mund të hapen tema tjera mes Kosovës dhe Brukselit por jo mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.



3 Comments

  1. Albin , i ke hyre nje rruge shume te rrezikshme . Politika eshte shah… por a je ti lojtari i duhur per ta luajtur ate ?
    Ose je shume i zgjuar dhe mendon se ne fund do te dalin llogarite e tua.
    Ose je shume i papjekur ( politikisht) dhe thjesht po i ben te veshtririn Serbve.
    Nje gje eshte e sigurte qe Serbet nuk do te vijne te gjynjezohen para teje dhe te kerkojne falje per masakrat qe kane bere.
    Uroj me gjithe zemer te jete ajo e para.

    1. Bravo, z. KURTI, te lumte, je me te vertete; i mencur, atdhetar, trim, i ndershem, qe se rru fare “malloten”, je politikan *par exselence*, kur te mbeshtet populli yt, te hane * arin, shba, be, soros & co, doni shembuj; pyetni popullin afgan, me shapka plastike veshur, armatosur me pushke te shek. XIX, sesi i perzune me shkelma pushtuesit sebashku me JOHN. RAMBO-n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *