• |
ide | kryesore

Kanabisi i ri “Gorilla” fillon të mbillet në Shqipëri, zbulohet çmimi marramendës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar pamjet nga një plantacion me kanabis në Shqipëri.

Zona ku është mbjellë droga nuk bëhet e ditur, por gazetari thotë se bëhet fjalë për një hibrid të ri të kanabisit me emrin “Gorrilla”.

Sipas gazetarit, fara është modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë dhe për herë të parë është kultivuar në Shqipëri.

Duke folur në studion e lajmeve në ABC, lloji i ri i drogës, sipas Hoxhës, piqet brenda 60 ditëve dhe prodhimi është 100-200 gram për bimë. Sipas gazetarit çmimi i një kilogram kanabis “Gorilla” shkon në 4500 euro.

“Në rastin konkret ata janë profesionistë. Në ambiente të hapura. Kjo e ka çmimin 4500 euro. 4 herë më shumë se bima. Nga 100-200 gram për bimë. Është për treg europian. Se është shumë cilësore. Është një bimë e mirë nga Europa dhe aplikuar në Shqipëri”, ka deklaruar Hoxha.



6 Comments

  1. O Youri Kim Kimetja, ckemi, ca ke bo? Vishja nje ” Dept. i Shtetit paraljmeron qe “mos te kaloni ne Lazarat” por ama pjesa tjeter e kodrinave, maleve e fushave ne Shqiperi eshte canabis free:)

  2. Per Shqiperine nuk interesohet shteti qe po digjet, ndersa per plantacionet e droges fryejne erera nga Gruenlanda se ska mundesi tjeter.
    Opozita duhet ta diskreditoje qeverine per mbjedhjen e Shqiperise me droge, por jo me fushata,por cdo ore , cdo dite nepermjet takimeve qe ben me personalitete, me delegacione, me shoqata te ndryshme, me organizata si OSBE,OKB, NATO etj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *