• |
ide | kryesore

Mashtrim për karantinën, fshehje dokumentash: FIFA hap procedim disiplinor kundër Brazilit e Argjentinës

-Instant, Sport



Pezullimi i ndeshjes së vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës në Corinthians Arena, në Sao Paulo, vazhdon të krijojë debat. FIFA në fakt ka hapur procedura disiplinore edhe kundër Argjentinës ashtu edhe kundër Brazilit. Ndeshja u ndërpre nga zyrtarët e Agjencisë Braziliane të Shëndetit, të cilët hynë në fushë pas 7 minutash lojë për shkak të pranisë së katër lojtarëve argjentinas që duhej të ishin në karantinë.

Duke cituar procedurat ligjore në zhvillim, organizmi më i lartë i futbollit botëror deri më tani nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi shkeljet e pretenduara, as cilat rregullore mund të kenë shkelur Federatat e futbollit të Argjentinës dhe Brazilit. E vetmja gjë e sigurt, për momentin, është se katër lojtarë argjentinas që luajnë në Premier janë akuzuar për shkelje të urdhërit të karantinës në Sao Paulo dhe se kanë falsifikuar deklaratat për koronavirusin, duke mos pretenduar se kanë qenë në Britaninë e Madhe, në listën e kuqe, në 14 ditët e mëparshme.

“Pas analizës së raporteve zyrtare, në lidhje me ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës FIFA midis Brazilit dhe Argjentinës, FIFA mund të konfirmojë që janë hapur procedura disiplinore që përfshijnë të dyja Federatat anëtare,” deklaroi FIFA në një shënim. “Dy skuadrave iu kërkua të japin informacion të mëtejshëm mbi faktet që çuan në pezullimin e ndeshjes, të cilat do të mblidhen dhe, më pas, do të shqyrtohen me kujdes nga komiteti disiplinor i FIFA -s”, vazhdon teksti.

Një situatë që duhet trajtuar me kujdes. Teknikisht, në fakt, edhe vetë FIFA mund të jetë pjesërisht fajtore, si organizatori i ndeshjes dhe enti që caktoi delegatin e ndeshjes, roli i të cilit është të monitorojë respektimin e rregullave.

Të gjithë kësaj, për më tepër, të martën në mbrëmje iu shtua njoftimi i Argjentinës në Tëitter për pozitivitetin me Covid-19 të njërit prej anëtarëve të stafit. Komunikim që e ka komplikuar situatën dhe i ka shtuar konfuzion historisë, mbi të cilën ndërkohë ka filluar të rrjedhë edhe korrespondenca e parë zyrtare.

Associated Press ka siguruar një dokument nga ministria braziliane e shëndetësisë, i dërguar në një adresë e-mail të CONMEBOL, në të cilën lexohet se një kërkesë për përjashtim nga karantina është refuzuar për lojtarët e Aston Villas Emiliano Martinez dhe Emiliano Buendia dhe për dyshen e Tottenham Giovanni Lo Celso dhe Cristian Romero. Të katër kishin mbërritur në Brazil të premten në mëngjes nga Caracas, ku me Seleccion kishin mundur Venezuelën 3-1 një natë më parë. Një dokument i Sekretariatit të Shëndetit të Shtetit Sao Paulo i marrë nga AP tregon se organizata mësoi zërat e para mbi lojtarët që jepnin informacione të rreme për të hyrë në vend pak para mesnatës, rreth 15 orë pas largimit nga aeroporti. CONMEBOL ka pranuar se nuk i kërkoi ministrisë së shëndetësisë të regjistrojë argjentinasit dhe as nuk mori email me vendimin e saj. I njëjti dokument pretendon se trajneri i ekipit të të rinjve të Argjentinës Fernando Ariel Batista kishte plotësuar formularët për të gjithë lojtarët, edhe pse të hënën ai mohoi ta ketë bërë këtë apo edhe të ketë qenë në Brazil.

Në vend që të dëbonin lojtarët, siç vuri në dukje Anvisa (agjencia braziliane), ishte e rekomanduar karantina. Sipas dokumentit shtetëror të São Paulo, edhe Argjentinës iu këshillua gjithashtu të kërkonte një përjashtim të minutës së fundit nga qeveria braziliane. Por mesazhi i dërguar nga ministria e shëndetësisë të dielën, para fillimit, tregoi se autoritetet braziliane afirmuan se lojtarëve i ishte këshilluar të karantinoheshin në hotel për të respektuar rregullat e COVID-19. Kjo nuk ndodhi dhe për këtë arsye zyrtarët brazilianë të shëndetësisë vendosën të ndërpresin ndeshjen dhe të bllokojnë katër lojtarët, të cilët më vonë u lejuan të ktheheshin në Buenos Aires. Tani të katër janë duke u hetuar nga policia federale braziliane nën dyshimin se kanë dhënë informacion të rremë pas mbërritjes në Sao Paulo.

Por kjo nuk është e tëra. AP ka parë dy dokumente të Konfederatës së Futbollit Brazilian – të datuara në korrik dhe të enjten e kaluar – që theksonte kërkesat e reja të qeverisë për karantinë, të lëshuara në qershor, për udhëtarët që ishin në Britani dy javë para mbërritjes së tyre. Dokumentet i drejtoheshin Jose Astigarraga, sekretar i përgjithshëm i CONMEBOL, me kopje federatave argjentinase dhe peruane. Brazili do të presë Perunë të enjten në një tjetër ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.

Federata braziliane e futbollit, CBF, tha gjithashtu se “kishte ndjekur rolin e saj institucional si pritës i ndeshjes duke informuar të gjithë të interesuarit për legjislacionin shëndetësor në fuqi” në ato dokumente. Ata gjithashtu thanë se kërkuan të “nxisin mirëkuptimin mes palëve në mënyrë që të zbatojnë protokollet shëndetësore dhe të luajnë ndeshjen”. Dokumentet gjithashtu përmendin mundësinë e përjashtimeve të jashtëzakonshme që do të kërkohen nga zyra e shefit të kabinetit brazilian, i cili të hënën deklaroi se nuk kishte marrë kërkesa për lojtarët argjentinas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *