• |
ide | kryesore

Mediat e Kosovës: 2 të vrarët në Pejë qëlluan njëri – tjetrin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Peja përsëri është tronditur kësaj radhe nga një vrasje e 2-fishtë. Viktimat janë kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Burime të Gazetës Express thanë se 2 viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri-tjetrin.

Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit duke mbetur të dy të vrarë. I plagosur nga plumbat ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avniu. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *