• |
ide | kryesore

Nensi Dojaka fiton çmimin prestigjioz nga “Louis Vuitton”

-Instant, Paparazzi, Slider



Nensi Dojaka fitoi të martën edicionin 2021 të Çmimit LVMH për stilistët e rinj, në një ceremoni në Paris, ku ishin të pranishëm shumë personalitete të famshme, duke shënuar rikthimin fizik të çmimit prestigjioz, pasi finalja e vitit të kaluar u anulua për shkak të pandemisë.

Një stiliste shqiptare për veshje për femra, e cila Jeton në Londër, Dojaka njihet për lingerie që frymëzohen nga slipdresses me prerje grafike dhe detaje sensuale, fansat e së cilës përfshijnë Bella Hadid. E diplomuar në Central Saint Martins, ajo po përgatitet të sjellë në skenë sfilatën e parë fizike më 17 shtator, gjatë London Fashion Week.

Aktorja franceze Isabelle Huppert e zbuloi fituesin e Fondacionit Louis Vuitton, në prani të anëtarëve të jurisë, mes të cilëve Kim Jones nga Dior, Virgil Abloh nga Louis Vuitton, Stella McCartney, Marc Jacobs dhe drejtuesi artistik i Loewe, Jonathan Anderson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *