• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për sot: Mëngjesi nis me vranësira

-Instant, Lajme, Të fundit



Sipas MeteoAlb, paraditja mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë-pas hershme deri në mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave në ekstremin jug-juglindje duke sjellë reshje të pakta shiu. Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim gradual të motit duke bërë që i gjithë vendi të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 13°C mëngjesi në juglindje deri në 31°C mesdita në zonat qendrore. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h, nga drejtimi kryesisht Verior-Veriperëndimor ndërsa në det krijohen dallgë 2 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *