• |
ide | kryesore

Sonte, sulmi për vendin e dytë: nga Strakosha te Broja, tekniku Reja zgjedh anti-San Marinon

-Instant, F1, Sport



Me Poloninë të impenjuar në shtëpi me Anglinë e pamposhtur dhe me ndeshjen në Elbasan Arena kundër San Marinos së vendit të fundit, Kombëtarja e Edoardo Rejas mund të bëjë një tjetër parakalim në shtator, për tu kthyer në vendin e dytë, aty ku e nisi fushatën e tre ndeshjeve në 7 ditë, pas vetëm Tre Luanëve.

Ajo që është e sigurtë për teknikun lidhet me mungesën për dëmtime apo skualifikime, që mbajnë emrin e Gjasulës dhe Abrashit. Kështu, në përballjen me San Marinon, Reja duhet të bëjë llogaritë edhe me Cikalleshin që vazhdon të ketë shqetësime, ndërsa Balaj apo Trashi e Bajrami janë më mirë, por ndonjë prej tyre italiani edhe mund të mos dojë ta skualifikojë. Duke marrë parasysh forcën e kundërshtarit dhe gjendjen fizike të lojtarëve, me shumë mundësi do të shohim një formacion të rinovuar në krahasim me atë që triumfoi me Hungarinë.

GJENDJA – Seanca e djeshme u zhvillua me një grup të plotë, pasi Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Doka, Bajrami, Uzuni dhe Roshi, që një ditë më parë patën një seancë relaksuese vetëm me pishinë, sauna e masazh, u bashku me grupin dhe stafi teknik i Rejas punoi me ngarkesë të plotë.

RIKTHIMET – Në dispozicion të teknikut kthehen tre të skualifikuarit Manaj, Bare e Hysaj, që nuk luajtën kundër hungarisë. “Janë të shplodhur dhe gati të japin ndihmesën e tyre për të fituar ndeshjen. Besoj shumë tek ta” ishte konstatimi i bërë në konferencën për shtyp nga tekniku i Kombëtares. Në momentin që

FORMACIONI – Ndaj San Marinos pritet që të ketë rotacion te kuqezinjtë duke u dhënë mundësi edhe minutave edhe lojtarëve të stolit. Në portë është i sigurtë Strakosha, i konfirmuar nga fakti që kapiten do të jetë Hysaj, gjë që ndodh vetëm kur Berisha ulet në pankinë. Mund të jetë radha që Gjimshiti të marrë pak frymë, por risi mund të ketë edhe në fazën sulmuese, ku trajneri mund të bëjë vend edhe për treshen Uzuni, Manaj dhe Broja, të cilët me formën e mirë mund të hidhen në fushë nga minuta e parë. Hysaj, Bare dhe Manaj, të cilët shlyen pezullimin për shkak kartonësh dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Reja për ta nisur nga minuta e parë përballjen e radhës ndaj San Marinos, ku do të kërkojnë një tjetër sukses për të mbajtur gjallë ëndrrën për një vend në Kupën e Botës, “Katar 2022”. Bajrami të dalë në të djathtë të sulmit dhe Uzuni në të majtë, me Manajn në qendër të repartit të avancuar. Në mesfushë, Bare dhe Laçi duhet të bëjnë rregullatorin e reparteve në të dy fazat e lojës. Nga krahët, si pistonat që do të bëjnë të dy linjat, vendosen Doka në të djathtë dhe Hysaj në të majtë. Kapiteni këtë herë vjen në versionin e të besuarit të Mauricio Sarrit, që e cakton shkodranin në të majtë të mbrojtjes.

Formacioni i mundshëm: Strakosha; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Hysaj, Bare, Laçi, Bajrami, Doka; Manaj, Uzuni



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *