• |
ide | kryesore

Video/ Goditje biliardo me efekt: Laçi dyfishon rezultatin, Broja bën tris për Shqipërinë

-Instant, Sport, Video



Një ndeshje me sens unik, por që kishte nevojë për siguri. Ndoshta ky ishte edhe motivi pse Reja hodhi në fushë dy sulmues menjëherë me rifillimin e lojës: Roshi e Borja, për Bajramin e Trashin. Shqipëria mbajti inisiativën, duke rritur rrezikshmërinë e në minutën e 58 Laci siguroi rezultatin me golin e dytë. Një goditje perfekte me harkim në këndin e pambuluar të portës të San Marinos për mesfushorin, që vazhdon të bëjë përfaqësime të rëndësishme.

Tre minuta më pas Shqipëria bën tris me lojtarin që kishte vetëm 16 minuta në fushë. Goli i dytë radhazi për Armando Brojën dhe i dyti me fanellën kuqezi. Shkodrani mori një pasim nga Roshi në qendër të zonës në minutën e 61 dhe shkarkoi të djathtën në rrjetë, për trisin kuqezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *