• |
ide | kryesore

Zendaya: Jam kursimtare, flas me terapistin për paratë

-Instant, Paparazzi, Slider



Zendaya ka frikë nga shpenzimet e tepërta, prandaj edhe ndjek një terapist. Synimi kryesor është të gjejë një ekuilibër mes kursimit për “nesër” dhe punës së saj të palodhur sot.

“Po, sigurisht që shkoj në terapi”, thotë ajo për British Vogue në një intervistë të fundit. “Nëse dikush ka mundësitë financiare për të shkuar në terapi, unë do t’i rekomandoja ta bënte. Mendoj se është një gjë e bukur. Nuk ka asgjë të keqe të punosh për veten dhe ta bësh këtë me dikë që mund të të ndihmojë, dikujt të cilit mund t’i flasësh dhe që nuk është mamaja jote apo një i afërm.”

Aktorja thotë se paratë përmenden shpesh në seancat e saj të terapisë. “Nënës sime i pëlqen të kursejë dhe unë përpiqem ta mbaj këtë gjithnjë në mendje. Por, pastaj është babi që thotë: ‘E di që s’mund të shpenzosh kur të kesh vdekur’, dhe kështu jam gjithnjë diku në mes. Është mirë të kesh një punë, karrierë dhe të bësh gjërat që dëshiron duke fituar edhe para, por unë jam gjithmonë si në ankth për të punuar. Nëse nuk punoj sot, atëherë gjithçka mund të zhduket nesër”, shton ajo.

Ikona e modës, sigurisht që pranon se daljet e saj në tapetin e kuq nuk janë aspak të lira, por ajo ka të njëjtin mendim edhe për garderobën:  “Dua të jem në gjendje t’i ripërdor rrobat e mia. Dua ta vesh përsëri atë fustan kur të jem 40 vjeç. Copat e një cilësie të mirë janë investime.”

Teksa fliste për këto lloj investimesh, Zendaya përmendi dhe një unazë diamanti të verdhë 5-6 karatëshe nga Bulgari. “Më duket si një trashëgimi. Një ditë do të mund t’ua jap nipërve dhe mbesave të mira”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *