• |
ide | kryesore

Al-Kaida mund të synojë rikthimin në Afganistan, thotë Pentagoni

-Instant, Lajme, Planet



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi për një ringjallje të grupit militant Al Kaida në Afganistan pas marrjes nën kontroll të vendit nga ana e talibanëve. Ai këto komente i bëri për një grup të vogël gazetarësh në qytetin e Kuvajtit në përfundim të një turneu katër-ditor në shtetet e Gjirit Persik. Pavarësisht kërcënimit, ai tha se amerikanët janë të përgatitur për të parandaluar një rikthim të al-Kaidës në Afganistan që do të kërcënonte Shtetet e Bashkuara.

“Al Kaida dhe grupi i Shtetit Islamik gjithmonë përpiqen të gjejnë hapësirë për t’u rikthyer, pavarësisht se ku janë, atje apo në Somali ose në ndonjë mjedis të pakontrolluar. Unë mendoj se kjo është natyrën e këtyre grupeve”, tha ai.

Gjatë sundimit të tyre në Afganistan në vitet 1996-2001 talibanët i kishin siguruar strehë grupit Al-Kaida dhe refuzonin ta dorëzonin udhëheqësin e grupit militant, Osama Bin Laden, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *