• |
ide | kryesore

E kafshoi në kokë dhe e goditi me grushta: Jerome Boateng duhet ti paguajë të dashurës 1,8 milionë euro

-Instant, Sport

Ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe i kombëtares gjermane Jerome Boateng u dënua për dëmtim trupor ndaj ish-partneres së tij. Gjykata e Mynihut vendosi, kundër kampionit të botës 2014 një dënim monetar prej 1.8 milion euro, domethënë 30 mijë euro në ditë, për 60 ditë.


Prokurori kishte kërkuar një dënim me kusht prej një viti e gjysmë dhe një kompensim monetar prej 1.5 milionë eurosh. Gruaja e akuzoi Boateng se e sulmoi atë në korrik 2018, ndërsa ishin me pushime në ishujt Turks dhe Caicos në Karaibe.


Sipas akuzës, mbrojtësi gjerman e rrahu, e goditi me grushte, e kafshoi në kokë, e hodhi në tokë dhe e ofendoi dhunshëm. Akuzat ishin për fyerje dhe lëndime personale, por gjykata hipotezoi vetëm “një grusht në fytyrë” në vendimin e saj.

Boateng i ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendon se ai kurrë nuk e ka rrahur gruan, e shpallur nga prokurori, “viktimë e dhunës në familje”. Sidoqoftë, Boateng gjithashtu e konsideroi veten “një viktimë e marrëdhënies së tyre të zakonshme toksike”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu