• |
ide | kryesore

Fyerje raciste ndaj Walker, FA akuzon polakun Glik: Shqipëria ‘fërkon duart’

-Instant, Sport

Kanë plasur polemikat pas ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës Poloni-Angli, për Grupin I, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Federata Angleze e Futbollit ka akuzuar Kamil Glik për fyerje raciste ndaj Kyle Walker. Akuza e anëtarëve të federatës angleze është se fyerjet raciste janë bërë jashtë dhomës së zhveshjes në pushim të ndeshjes nga Glik, në prezencë të anëtarëve të federatës polake dhe zyrtarit të katërt. Mbrojtësi i Beneventos nga ana tjetër mohon gjithçka: “Ka pasur një luftë verbale dhe asgjë tjetër”. FIFA ka hapur një hetim dhe Shqipëria fërkon duart: në rast skualifikimi, mbrojtësi mund të mungojë në ndeshjen në Tiranë kundër kuqezinjve në muajin tetor.


FIFA po heton përleshjen që shpërtheu në fushë pak para mbylljes së pjesës së parë në ndeshjen e Varshavës. Kamerat kapën Glik, që dukej se po përpiqej të pickonte qafën e Walker direkt para arbitrit Daniel Siebert.


“Unë i njoh lojtarët dhe jam i sigurt se ata nuk e kanë bërë dhe kurrë nuk do ta bëjnë – tha zëdhënësi i Polonisë -. Ne mohojmë plotësisht çdo akuzë për keqbërje”. Është mbrojtur edhe vetë Glik në deklaratat pas ndeshjes: “Pati një zënkë, më vonë doja ti jepja dorën Walker, por ai nuk pranoi. Pati një konfrontim verbal, por asgjë më shumë nuk ndodhi”, tha mbrojtësi polak.

FIFA, ndërkohë, studion rastin dhe kërkon më shumë kohë. “FIFA po analizon raportet zyrtare të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës mes Polonisë dhe Anglisë. Informacioni përkatës do të vlerësohet nga organet disiplinore kompetente, në mënyrë që të vendosë për hapat e ardhshëm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu