• |
ide | kryesore

I shtruar në spital, Llalla kërkon pafajësinë në Apel

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, kërkoi pafajësi sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme.          Në një seancë ku ish-kryeprokurori nuk ishte prezent, avokati i tij i kërkoi gjykatës pafajësi, kthim të çështjes për rigjykim në shkallën e parë, ose në rast fajësie pezullim të dënimit me burg.Në seancë avokati paraqiti një akt ekspertim mjeko-ligjor, me të cilin provonte se Llalla ishte i sëmurë dhe në regjim spitalor.

Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.Më herët, përmes avokatit të tij, Llalla kërkoi të shpallet i pafajshëm për akuzën. Sipas Sokol Hazizajt, çështja ndaj Llallës është e paragjykuar, e njëanshme, e padrejtë dhe e paligjshme. Për avokatin Hazizaj, procesi është i stisur.



3 Comments

  1. Po flejte me qante do kruhesh nga pleshtat
    Çtë deshën tre që e shërbimet o klelia
    Ke pesë edhe baba të mençur.
    Ta futen komunistët e te dy paleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *