• |
ide | kryesore

Ibrahimovic me dy ‘fytyra’: “Në dhomat e zhveshjes i thoshte gjërat troç, në publik ndryshonte”

-Instant, Sport



Ashley Cole është kryqëzuar vetëm një herë me Zlatan Ibrahimovic në karrierë, kur luanin në Los Angeles Galaxy e për vetëm një sezon, atë 2018-19. E megjithatë, anglezi ka kujtime shumë të gjalla të personalitetit të suedezit. “Ai ka dy personalitete: me ne ai ishte i shkëlqyer, shumë i përulur, i qetë, por për mediat ai ishte Zoti – këto ishin fjalët e ish-mbrojtësit anglez për A League of their Oën -. Rastiste që hynte në dhomat e zhveshjes dhe i thoshte hapur shokëve se kontrolli i tyre i topit ishte m*t, se nuk arrinin të vraponin, se ishin të ngadaltë, por më pas në intervista personi i tij ndryshonte”.

Cole gjithashtu mban mend një episod që i pa të dy të rrezikonin të rriheshin: “Një herë ngriti duart në ajër drejt meje. Unë i thashë: uli ato dreq duarsh poshtë. Brenda meje mendova se ai mund të kishte ndonjë arsye për t’u zemëruar me mua, por nuk duhej të ngrinte duart lart”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *