• |
ide | kryesore

Ligji i ri në Itali, tashmë mund të kultivohet kanabis në shtëpi

-Instant, Lajme, Planet



Italia ka hedhur një hap të ri në lidhje me legjislacionin që lidhet me përdorimin e kanabisit dhe trafikut të kësaj bime narkotike. Komisioni i Drejtësisë në Dhomën e Ulët të Parlamentit sapo miratoi reformën që lejon përdoruesit e kanabisit të kultivojnë një sasi të vogël bimësh narkotike në shtëpinë e tyre. Kështu, sipas kësaj reforme, hiqen dënimet për këdo që kultivon deri në 4 bimë kanabis sativa në shtëpinë e tij.

Megjithatë, ligji i ri forcon dënimet për krimet që lidhen me trafikun e kanabisit, duke e çuar penalitetit maksimal deri në 10 vjet burg. Reforma e prezantuar nga deputeti Riccardo Magi e bën Italinë një nga të parat vende në Europë që dekriminalizon kultivimin e kanabisit në shtëpi për përdorim personal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *