• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i Berishës: Aksion për rikthimin e sovranitetit të PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron rikthimin në PD.

“Me vendimin që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha komunikoi në rrafshin statutor ai është nul.
PD është një parti sovrane dhe për rrethana që i di Lulzim Basha dhe që shkatërron sovranitetin e saj.
Basha më mori në telefon gjysmë ore para se të bënte komunikimin në media. Unë e kuptoj që ka qenë në presion, por ka vendime që njeriu nuk mund ti marrë kurrë. Përpara kësaj Berisha duhet të konsideronte dorëheqjen e tij. Nëse një force politike ia caktojnë të tjerët idetë dhe deputetët ajo forcë politike duhet të shkrihet.

Kryetari i partisë i lejoi vetes që padyshim nga një presion të madh. Do të futej në sanksione. Basha mund të futej në sanksione dhe Basha të futej në sanksione, por partia duhej të mbetej sovrane.

Nuk dorëzohet sovraniteti zotëri. Kur dorëzohet sovraniteti asgjësohet forca politike. Me vendimin që mori i dha një shkel pluralizmit politik në shqipëri. E shndërroi në pluralizëm fantazmë.

Do bëj gjithçka për vendosjen e sovranitetit të PD në ato parime që i shkelmoi sot Luzlim Basha dhe pa të cilat është një fasadë opozitë. Do ndërmarr aksion për të rivendosur sovranitetin e PD. Do krijoj aleancë me çdo demokrat” – tha Berisha në Opinion. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Kur thonim qe Basha është tradhtar shum pak na besuan. Ja tani te gjithë jeni para faktit të kryer. Ku janë tani syleshët dhe të shiturit qe e mbronin Bashën perpara?!!

  2. Me “Sovranitet” te PD, Berisha nenkupton “veten”. Berisha dhe kur te vdesi do lej amanet qe ti “lidhin nje litar te qafa e t’ja lejne jashte varrit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *