• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Vranësira dhe ulje temperaturash

-Instant, Lajme, Të fundit



Dita e enjte do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime, por duke ju afruar mesditës do ketë zhvillim të vranësirave konvektive në zonat jugore dhe gjysmën Lindore duke sjellë shira afatshkurtër në këto zona ndërsa veriperëndimi mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Këto kushte atmosferike do të mbizotërojnë deri në mbrëmje kur moti përmirësohet përkohësisht.

Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 28°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim i ulët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *