• |
ide | kryesore

Përjashtimi i Berishës, deputetët i kthehen Bashës: Vrave PD-në

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Debate të ashpra në mbledhjen e kreut të PD Lulzim Basha me anëtarët e kryesisë së PD. Shkak është bërë vendimi për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e demokratëve Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupi parlamentar.

“BalkanWeb” raporton se tre deputetë deri tani kanë kundërshtuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Bëhet fjalë për Bujar Leskajn, Flamur Nokën dhe Tritan Shehun.

“Vendimi i gabuar, po mohojmë historinë”, ka deklaruar Noka. Ndërsa Tritan Shehu ka akuzuar Bashën për vrasjen e PD. “Vrave PD-në”, është shprehur Shehu. Vendimi i papritur u kundërshtua dhe nga Berisha, i cili tha se nesër do të jetë në Kuvend.



8 Comments

  1. Edhe kaq, shume eci ajo parti.
    Jam drmokrat me zemer e me shpirt. Familje e presekutuar per 34 vjet.
    Po qe ne 1996 e kam then qe partia demokratike. Nuk ka asgje demokratike brenda saj. U ben kaq vjet qe benin gjasme se punonin per popullin. Por ne fakt punuan vetem per vete.
    Cdo fillim e ka nje fund. Fundin erdhi.

  2. Ty komentues i ores 22.24 kush te persekutoi sic po thua vete, Partia Demokratike apo partia
    e ketyre qe jane ne pushtet sot , shume prej te cileve kane qene ekzekutore te krimeve te
    tmerrsheme, hetues, prokurore, gjyqtare te perkushtuar, qe e kthyen Shqiperine ne nje kamp
    te madh perqendrimi , ne nje kamp te rrethuar me tela me gjemba dhe ne nje kamp te uritur
    qe jo vetem e vrane e gjakosen, e burgosen dhe e internuan por i moren jo vetem
    token, bagetine, doket, zakonet, nderin por edhe pulat dhe e cuan popullin ne prag te urise.

    1. Ti komentues i 22:24!te gjithe ata persekutore qe permend i ke te PDja,me ne krye ish sekrerarin e partise dhe mjekun personal te ”udheheqjes”,Sali Ram Berishes,shiko filmin ”Vdekja e kalit” qe te kuptosh se ku jane ish sigurimsat

  3. Tani do degjojme ata qe jane kunder Bashes por nje gje eshte e sigurte se edhe po ta mbronte Basha sot Berishen perseri do te kishte kundershtare dhe grupi i njohur kunder Bashes sot ferkojne duart dhe ata edhe ndryshte te ishte vendimi perseri ata do ti shihnim ne cdo studio duke folur kunder Nuk u rezistohet USA

  4. Pas nja 7-8 vitesh i shoh perkrahesit e berishes, ne iligalitet duke shperndar trakte. Si dikur komumistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *