• |
ide | kryesore

Rritja e çmimit të miellit, Autoriteti i Konkurrencës: Kompanitë importuese bashkërenduan sjelljen, do të monitorohen për 1 vit

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoriteti i Konkurrencës ka paralajmëruar disa nga kompanitë importuese të miellit në Shqipëri që të ndërpresin praktikat e caktimit në mënyrë të bashkërenduar të çmimit të miellit, përndryshe do të përballen me penalitete. Pak ditë më parë, çmimi i bukës në vend pësoi një rritje me 10 lekë. Rritja me 14% erdhi si reaksion zinxhir që nis nga importi i grurit dhe miellit, te prodhimi e më pas tregtimi. Importuesit thonë se çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare është rritur me rreth 130 dollarë për ton brenda një viti. Por, rritja nuk ka ndodhur uniformë në gjithë tregun.

Por në një njoftim për mediat, Autoriteti i Konkurrencës thotë se pas hetimit ndaj kompanive importuese ka dalë në në përfundimin se kompanitë Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, “bashkërendojnë sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal”. Sipas tij, kompanitë do të monitorohen për 1 vit, në fund të të cilit do të dilet me një raport për sjelljen e tyre në treg.



2 Comments

  1. Si perfundim, do mbahen keto cmime?! Nuk na e thate! Se cfare ben AKU per 1 vit, I don’t give a shit. Rrumpalle stan! Qeveri as nuk hap gojen te thote 1 llaf. Te pakten te tall trapin me ata qe i dhane voten.

    Shtrenjto andej, shtrenjto kendej, ngri kulla andej. Paraja qarkullon, populli si gjithmone me syte nga Kometa! vk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *