• |
ide | kryesore

Sinjale ndihme nga avioni i kombëtares së Gjermanisë: ulje emergjente në Edinburg

-Instant, Sport



Momente terrori për ekipin kombëtar të Gjermanisë, me avionin që u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Edinburg të Skocisë, gjatë fluturimit të kthimit nga Islanda, pas ndeshjes së vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2022. Sinjalet e ndihmës nisën menjëherë pas ngritjes së avionit nga Aeroporti Ndërkombëtar Keflavik, duke e detyruar kështu pilotin të ndryshojë drejtim dhe të kërkojë dritën jeshile për të zbritur nga kulla e kontrollit të aeroportit të kryeqytetit skocez.

Federata Gjermane (DFB) specifikoi se ishte një “ndalesë paraprake për arsye sigurie”, për një kontroll në aeroplanin në të cilin udhëtonte ekipi dhe i gjithë stafi i ekipit kombëtar: “Të gjithë janë mirë – vazhdon mesazhi i postuar në Twitter – dhe tashmë është planifikuar një fluturim i ri për t’i sjellë të gjithë në shtëpi në Gjermani”. Rreth drekës, ekipi dhe delegacioni hipën në fluturimin zëvendësues për në Mynih dhe Frankfurt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *