• |
ide | kryesore

Zjarri në spitalin covid të Tetovës, dyshohet për 16 viktima

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zjarri që ndodhi sonte në spitalin modular të Tetovës, ku po trajtoheshin pacientët me covid, ka shkaktuar 16 viktima sipas informatave jo-zyrtare që raportojnë mediat.

Zjarri ka shpërthyer në ora 21:02 minuta. Zjarrfikësit janë ende në vendin e ngjarjes. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se ka viktima në zjarrin që ka shpërthyer në Tetovë, ndërsa numri i tyre saktë ende nuk dihet, dhe se autoritetet janë duke punuar për të konfirmuar.

“Zjarri është shuar dhe të gjitha ekipet e spitalit janë mobilizuar të japin ndihmën për të lënduarit. Ato me urgjencë janë duke u transportuar për në Shkup që të ju jepet ndihma e nevojshme, ekipet e Klinikës janë të mobilizuar. Së shpejti do të kemi informacione”, ka thënë Filipçe.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali dhe tha se ende nuk dihet për numrin e viktimave. Për media deklaratë dha dhe edhe zv. komandanti i zjarrfikësve në Tetovë sipas të cilit rasti është lajmëruar në orën 20:02 minuta derisa zjarri është shuar në 21:45.



1 Comment

  1. E ndollet prej kohësh këtë ngjarje me fjalorin e përdorur, lufta, beteja, viktima, armiku I padukshem! Këto janë viktimat e vërteta të Plandemise. Ju prehtë shpirti ne paqe fatkeqëve që humbën jetën në mënyrën më mizore.në ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *