• |
ide | kryesore

Ava Max publikon këngën me Jonas Blue, R3HAB dhe Kylie Cantrall (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Ava Max vazhdon të jetë një emër mjaft dominues në zhanrin pop, në tregun ndërkombëtar.

Së fundmi, ajo ka realizuar një bashkëpunim të ri me Jonas Blue, R3HAB dhe Kylie Cantrall. “Sad boy” mban titullin kënga e tyre e re, e cila përkthyer në shqip do të thotë “djalë i trishtuar”.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio me tekst, gjersa nuk është bërë e ditur nëse do t’i realizohet edhe klipi.

Ava Max ka qenë mjaft aktive në muzikë këtë vit, ndonëse si të gjithë kolegët e saj, ajo nuk po mund të organizojë turne, shkaku i pandemisë COVID-19. Këngëtarja me origjinë nga Shqipëria vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj të fundit, “Heaven and Hell”, të cilin e publikoi rreth një vit më parë dhe u rendit vitin e kaluar si albumi i tretë i një artisteje femër, më i dëgjuar në Spotify.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *