• |
ide | kryesore

Berisha: Pse Basha ka vite që nuk shkon vetë në SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në emisionin Zonë e Lirë” u shfaq një deklaratë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha kur në 2018-ën deklaronte se “nuk do ta vriste kurrë babain” në kuptimin politik. I pranishëm në studio ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi largimin nga grupi një pabesi ndërsa tha se Basha ka vite që nuk shkon më në SHBA.

“E thjeshtë fare. Pabesia njerëzore thyen çdo lot dhe çdo moral. I pabesë. Normal. Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta përpara se të dalë në mesazhin e tij. Ma tha në telefon. Unë e kundërshtova në mënyrë kategorike. Nuk ishte tagri i tij një vendim i tillë.

E kundërshtova dhe kërkova që të pranishmëve në mbledhje. Ai e shfaqi më parë mesazhin dhe pastaj ua tha të tjerëve në mbledhje. Ata i la të mbledhur nja një orë dhe pastaj shkoi i njoftoi. Gjithçka e ka bërë për shkak të interesit të tij personal. Ai ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë më parë se kishte problemin e dekriminalizmit.

I thashë se nuk ka lidhje me mua. Ai është për gjëra të shkruara ndërsa ky është për përjetësinë. Kur e kam drejtuar unë ka qenë sovrane. Kurrë nuk ka bërë apo ka marrë masa se ka thënë kya po ai. Sovraniteti ka qenë sovranitet.

Ai bëri një pazar me Edi Ramën. Ai ia ofroi: “Largo Berishën dhe merremi vesh bashkë”. Ai e shfrytëzoi këtë rast dhe vazhdon me të. Në 2017 më pyeti pas zgjedhjeve dhe unë i thashë të jepte dorëheqjen. Nëse humb zgjedhjet është dorëheqja” – tha Berisha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Ish zevendes kryeministri u shpre e mbani mend kaladibeance e kuptoin cfar rrace jemi ne i thon ngaterrim letrash ne tavolin sy per sy i u roi Zotit Berisha pleqeri te mbar e harmoni ne familje.

  2. – Sali Berisha nuk ka investuar në miqësi, sepse po shihet që nuk e ka asnjë mik (sikur që askush nuk e ka asnjë mik), por sikur të gjithë njerëzit, edhe Berisha, ka kujtuar se miqësia krijohet me dhurata, me privilegje, me pozita.

    Jo nuk krijohet, ashtu krijohen robërit (e robi ëndërron ta vras të zotin e tij), sepse gjithmonë gjendet dikush që jep dhurata më shumë se ti;

  3. Kam qene nje berishiste ne te gjithe keto 30 vjet , nuk do analizoj se si dhe cfare ka bere dhe sa qendrojne akuzat ndaj tij se nuk i njoh faktet por nga sot nuk e mbeshtes dot me dhe e dini psene , sepse sot mu duk si Ilir Meta 2 jave para sgjedhjeve dhe demi ishte i math Shpresoj qe SB te mbledhi mendjen dhe te gjithe bashke PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *