• |
ide | kryesore

Detajet dhe kulisat / Përplasja Berisha-Basha: Bilanci i ditës së parë në parlament

-Instant, Arkiva, Kryesore



Nëse ka një gjë që ka rënë në mënyrë ulëritëse në sy në ditën e parë të përplasjes Berisha Basha në parlament ajo ka të bëjë me mënyrën e sjelljes së dy liderëve. Njëri sillej si skuth që i fshehej përballjes, ndërsa tjetri ishte i gatshëm të ballafaqohej me të vërtetat.

Lexo me tej:

Andi Bushati:PD, një çetë që ia kanë kapur komandantin peng

Lulzim Basha heshti para mikrofonëve të gazetarëve. Ai as nuk u përshëndet me ata pak demokratë që kishin dalë tek selia e partisë për ta njollosur me fjalët “turp, turp” për përjashtimin e orës së fundit ndaj liderit historik. Asnjë sqarim, asnjë mbajtje qëndrimi, as një komunikim jo vetëm me publikun por dhe mugesë respekti për ata mijra militantë që kërkonin një melhem për plagën e thellë të sapo hapur në forcën e tyre. Basha adoptoi një sjellje prej fajtori të zënë peng, i cili e ka të pamundur ta mbrojë vendimin që bën sikur e ka marrë vetë.

Berisha pas seancës flet për pazare Rama-Basha: Kurthe për eliminimin e opozitarëve shqiptarë

Edhe më karagjozë i nxorrën kamerat e TV-ve mbështetësit e tij. Ata dilnin nga selia e PD duke bërë sikur flisnin në telefon pa guxuar asnjëri të thoshte asnjë gjë për gazetarët. Ata deputetë që marshonin pranë makinave mbi 100 mijë euroshe të parkuar në oborrin e PD, ngjanin me disa kukulla të friksura që nuk ngriheshin dot në lartësinë e njerzve të votuar që duhet të japin llogari para zgjedhësve të tyre. Situata bëhej më komike kur televizionet i binin live numrave të telefonit të kerëve të PD-së dhe nga ana tjetër zilja ushtonte në boshllëk. Askush nuk e merrte përgjegjësinë për të folur për përjashtimin e liderit historik të PD-së.

Nga ana tjetër, Berisha që u prit nga dhjetra mbështetës në hyrje të parlamentit nuk u mëdysh asnjë moment për të folur. Ai qe i gatshëm të përballej me akuzat i shoqëruar nga tre deputetë: Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka.

Kush janë deputetët e PD që shoqëruan sot Berishën drejt Parlamentit

“Ajo që ndodhi është strikt një marrëveshje Rama-Basha, në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet çmontuar një minutë e më parë” tha ai dhe shtoi se do të niste një lëvizje të re: “Jam i bindur se demokratët shqiptarë me dinjitet, me vendosmëri do dinë të vendosin PD në pidestalin që meriton… Do marr cdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton” vazhdoi duke thënë se nuk e kishte problem të hynte në selinë e partisë që themeloi vetë dhe se formalisht ai ishte ende deputet i PD-së pasi vendimi i përjashtimit ishte i paligjshëm.

FOTOLAJM/ Shikoni ku ishte ulur Berisha në sallën e kuvendit

Pra, Berisha e akuzoi Bashën për shitje të opozitës në interes të Edi Ramës. A mund të mbetej kjo akuzë pa përgjigje? A duheshin sqaruar demokratët dhe shqiptarët për këtë?

Të vetmet sqarime që Basha ka dhënë janë ato tejet absurde përpara grupit demokrat se ai ishte njohur me fakte që të tjerët nuk i dinin dhe prandaj ai e kishte marrë këtë vendim në të mirë të Berishës dhe të familjes së tij. Pra i bie që Basha ti dojë më shumë Lirinë, Shkëlzenin dhe Argitën edhe sesa babai e burri i tyre.

Flet Lulzim Basha: PD sot ka vetëm një armik!

Basha nuk dha tjetër sqarim. Ai po sillet si njeriu që do ta përtypë turpin me heshtje.

Dhe këtu po e humb raundin e parë të betejës publike. Po të bësh një bilanc të asaj që ka ndodhur e gjithë vëmendja u përqëndrua tek Berisha  dhe të gjitha talljet, sharjet apo ironitë u akumuluan tek deputetët eunukë e memecë që nuk qenë në gjendje të mbronin vendimin që mbështesnin.

Pyetja që shtrohet tani është: A e përballojnë dot opozitarizmin këto kukulla të pazonja? A janë në gjendje për betejë politike këta memecë që i lanë gjithë dritën e protagonizmit Berishës dhe mbetën vetë në hije që ditën e parë?

Kjo betejë do të jetë shumë e gjatë por një gjë është e sigurtë nëse ajo fitohet nga grupimi pa shtyllë kurrizore që hedh gurin e fsheh dorën, opozitën e pret një lëngatë e gjatë.

©Lapsi.al

 



26 Comments

  1. Ato kukullat jane aty ne pritje .

    ata e shesin bashen ne momentin me te pare…

    Dhe ky moment do vije.

    Eshte e paimagjinueshme qe nje vend te mos kete opozite..

    Basha eshte opozite fasade

    1. Epo si i thone “ha nje luge corbe sot dhe e vjell gjithe jeten”. Edhe puna e Bashes. E ka ngrene te shkreten andej nga UMNIKu dhe tani i kerkojne hesap ato xhigitat e Langely. Puna eshte se sa lufe ka ngrene e nga kush…. si puna Rames qe cka lene tenxhere pa krruar. Kjo pra eshte Shqiperia, rruga drejt qeverisjes kalon me pare tek spiunet.

  2. Ata qe mendojne qe mund te vijne ne pushtet me bashen do ikin te paret…

    Njerezit I bashkohen ekipit fitues… basha eshte humbes patolgjik…

    Kishte nje shans pas 2017… ishte 25 prilli…. deshtoi

    PD nuk vjen ne pushtet me bashen

    1. kujton ti se do vij me Saliun? po mori Saliu PD, P<d-ja shpallet organizat terroriste dhe e vetmja menyr per te ardhur ne pushtet eshte me luft te armatosur kunder USA. Keshtu qe mos thoni karlliqe

      1. me bashen nuk ka shanse te vije ne pushtet…

        berisha nuk ka kerkuar te vije ne krye te PD, ama ka me shume pushtet se cdo njeri jeter ne PD , ka pushtet real dhe di tebeje politike shume mire

        por ka thene qe nuk e le pd te behet aneks i edi rames

        tani kush ka kellqe ta marre persiper PD.

        Basha ska shans per te fituar kunder rames….

  3. Po pse nga kush do fitohet? Nga levizja salo-talebane antiamerikane? Akoma se keni kuptuar qe amerika te qi breket?

      1. po pse do kthehemi prap te enverat dmth, kete po na thua? hajde loqe hajde. PARTI, SALI. jeni ber me keq se enveristat. te kesh shpresa akoma te Saliu o je loqe o je burektore xeni. Basha me veprimin qe beri i hapi rrug fitores se sa te kishte Saliun nuk fitonte kurr.

    1. Per korrektese…talebanet jane ne pushtet, ndersa amerikanet po u lutem ate nderkohe qe flasim….

      Amerikanet e ndryshojne sipas interesit….
      Mos u gezo per fatkqesine e shqiptareve, basha ka hyre ne ekipin e ripjelljes se rames… opozite fasade

      Vendi pa opozite eshte fatkeqesi…nuk behet fjale per berishen por per shqiptaret dhe shqiperine….fugshklyms 2 leksh

  4. Sofizma koti, Berisha eshte plaku qe ka mare plage dhe gjaku po i rjedhe, çeshtje kohe kur do mbaroj politikisht se kercenuari e trimeruar. Basha ka me vete kohen, moshen e SHBA, e ka te sigurte te ardhmen.

  5. Së bashku me të do të shembej edhe një lob i fuqishëm që fshihej pas tij, që në shumë raste kishte lidhje me lobin e furishëm serb, në Tiranë e sidomos në Prishtinë. Do të ishte paralajmërim edhe për liderët e tjerë shqiptarë, të cilët, çuditërisht, në këto 30 vite, kishin afruar pranë vetes një shumësi njerëzish, të cilët, në rrethana të ndryshme i kishin shërbyer regjimit të shtetit serb në Kosovë.

  6. Çfar prisni nga flokë lëpiri me xhel Basha??!! Ai e ka ngrënë turpin me bukë! Ai më mirë t’i mbajë domatet teto Verës….

    Edhe tjetra, ai gojë shpejti Tritan Shehu duhet qëruar nga opozita. Nuk durohesh kur i bënte temena Berishës, ai është një kollonë e pestë, një njeri pa bosht, një njeri që shfrytëzon konjukturat e çastit.

  7. Basha akuzohej se ka humbur zgjedhjet nga ish-drejtues të PD-së.

    Berisha nuk foli!

    Basha përjashtoi Topallin, Imamin, Patozin, Boden, etj. Prapë Berisha nuk foli!

    Basha bëri marrëveshje me Edi Ramën në vitin 2017. Berisha foli me gjysëm zëri!

    Basha spastroi PD.

    Saliu nuk foli!

    Basha humbi prapë zgjedhjet me 25 prill 2021. Berisha nuk foli!

    Basha e përjashtoi edhe Berishën.

    Saliu, foli!Maloku me i mire qi nonen e vet

  8. Hehe ,

    “Askush nuk e merrte përgjegjësinë për të folur për përjashtimin e liderit historik të PD-së. Ai nuk u mëdysh asnjë moment për të folur! ”

    Sa te dhim qe jeni !
    Po Sales vetem kjo i ka ngel, te flase. Madje po pati ze dhe te bertase. Po nuk e beri me mbaroi ! Gjithmone mburoja e tij ka qene politika, dhe tufa e atyre qe e mbeshtesin.

    Dhe ju e shisni ket per trimeri ?
    Sa te dhim !!

  9. Demokratasit kjo rrace hyjnore kam pershtypjen se kur te shkoj Gjyshi madh me te shumtit, do bejne nje kortezh si per enverin. Me kilometra nga PeDeja ne lalz duke qare me ooiii Vicidolin qe nxorri kte Shushunje qe u ngjit e nuk po i shqitet Shqiperise ktu 30 vjet

    1. Cili kuvend??

      Me rrahman rrajen?
      Ndraxhin?
      Ronaldo rakipin

      Xhemal qefalia
      Etj etj. Korrupsioniste dhe mafioze.

      Dhe nje kurve si lulzim basha???
      Veshtire ta quash kuvend… bordello po… ka kurva mafioze gangstere dhe spektatore…

  10. Çfar logjike nje jav para deklaroi ramasan muti po punoim per fitoren e 2025 basholli i ve vulen Berisha dhe Meta jane te pa desheruar per faktine e qenjes Bektashi
    Pike ku kartoliku helmoi europen e me hashash e si thone gje se u duhet

  11. Nga Gramoz Pashko, te Sali Berisha, 26 deputetët e përjashtuar gjatë 30 viteve në PD (shumica u përjashtuan nga Berisha)Trusti i Geshtenjave vrau bosin salih karaxhic berisha

  12. – Sali Berisha nuk ka investuar në miqësi, sepse po shihet që nuk e ka asnjë mik (sikur që askush nuk e ka asnjë mik), por sikur të gjithë njerëzit, edhe Berisha, ka kujtuar se miqësia krijohet me dhurata, me privilegje, me pozita.

    Jo nuk krijohet, ashtu krijohen robërit (e robi ëndërron ta vras të zotin e tij), sepse gjithmonë gjendet dikush që jep dhurata më shumë se ti;

  13. Cjane keto artikuj te shkruar me zero profesionism, me nivelin me te larte idiotik. Gazetari i Lapsit shkruan, “ Edhe më karagjozë i nxorrën kamerat e TV-ve mbështetësit e tij. Ata dilnin nga selia e PD duke bërë sikur flisnin në telefon pa guxuar asnjëri të thoshte asnjë gjë për gazetarët. Ata deputetë që marshonin pranë makinave mbi 100 mijë euroshe të parkuar në oborrin e PD, ngjanin me disa kukulla të friksura që nuk ngriheshin dot në lartësinë e njerzve të votuar që duhet të japin llogari para zgjedhësve të tyre.” Llogjika idiote e gazetarit eshte qe kur veprimet e te tjereve nuk perputhen me ideologjine talibane te Andi italianit, atehere keta deputete jane te kukulla te frikesuara, jane pameshirshem te pasur me makina 100 mije euro. Nje jave perpara ata ishin trima dhe njerez te thjeshte qe ngisnin makina te vjetra 5 mije euro. Ah, llogjike majmuni te te arsyetuarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *