• |
ide | kryesore

Helmohen 20 dasmorë në Durrës, përfundojnë në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbi 20 persona raportohet se kanë përfunduar të helmuar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Gazeta Panorama raporton se bëhet fjalë për një rast të helmimit nga ushqimi. Mes burrave dhe grave të helmuara ka edhe fëmijë të vegjël.

Një pjesë e të helmuarve mësohet se janë në gjendje të rëndë. Personat e helmuar kanë qenë në një dasmë dhe menjëherë pas përfundimit të saj janë ndjerë keq. Ata janë transportuar menjëherë drejt Urgjencës së Spitalit.

Policia dhe instancat e tjera përgjegjëse kanë nisur një hetim për lokalin ku ka ndodhur ngjarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *