Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Lezhë, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, pranë fshatit Barbulloje e Vjetër. Mësohet se një automjet tip “Benz” humbi kontrollin dhe për pasojë u përplas me murin rrethues të një banese.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për të marrë mjekim në spital. Nuk dihen arsyet e aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.