• |
ide | kryesore

Mbështetës të Sali Berishës, Noka dhe Paloka i binden vendimit të grupit të PD, grisin fletët e votimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe Flamur Noka dhe Edi Paloka, të pozicionuar në formacionin ‘pro Berisha’ duke dalë kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi, i janë bindur vendimit të grupit parlamentar për votimin e Lindita Nikollës si kryetare parlamentare.

Pasi kanë marrë fletët e votimit, ata i kanë grisur në mënyrë demonstrative dhe janë larguar nga seanca. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Noka ka pasur një debat me Bashën duke kundërshtuar vendimin e tij për largimin e Berishës.

Ndërkohë që Paloka sot është shfaqur në krah të Berishës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *