• |
ide | kryesore

Me armë pa leje me vete, arrestohet 24 vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

I arrestuari është shtetasi sirian Wasim Hajjazi , i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal, i cili gjatë ndjekjes nga Policia, hodhi sendet e kundraligjshme që posedonte me vete.

Ndër të tjera mësohet se ai është djali i Raghed Hajjazit të cilit i është djegur biznesi i tapeteve në autostradë në prill të vitit 2015.

Ndërkohë janë sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete prerëse (thika), 1 përforcues grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.

“Goditet brenda javës një tjetër rast i armëmbajtes pa leje nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

Vihen në pranga një 24-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal, i cili gjatë ndjekjes nga Policia, hodhi sendet e kundraligjshme që posedonte me vete.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete prerëse (thika), 1 përforcues grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 , në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative në rrugën “Fuat Toptani” kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin W. H.

Shtetasi W. H, sapo ka parë sherbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, duke hedhur sendet e kundraligjshme që posedonte, por është kapur dhe prangosur nga Policia.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të territorit ku u konstatua ky shtetas, kontrollit fizik dhe të automjetit, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete prerëse (thika), 1 përforcues grushti, një kapele me mbishkrimin Policia.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” i shtetasit W. H., 24 vjeç, i dënuar më parë për veprat “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte ky shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *