• |
ide | kryesore

Mori ryshfet, arrestohet drejtori i IKMT-së në Dibër, në pranga edhe administratori i një kompanie

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bankomati”. Në pranga ka rënë drejtori i IKMT në qarkun Dibër dhe administratori i një kompanie që operon në fushën minerare po në këtë qark.

Policia njofton se drejtori i IKMT në Qarkun Dibër, Lutfi Miftari, dyshohet se ka marrë ryshfet në shumën e 50 mijë lekëve të rinj nga administratori i kompanisë Eljo Elezi, për leje mjedisore në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruar në banesën e zotit Miftari janë gjetur 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Detaje nga policia: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankomati”.

Vihen në pranga Drejtori i IKMT-së në qarkun Dibër dhe administratori i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

Në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e korrupsionit, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK), finalizuan me sukses operacionin policor “Bankomati”, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. M., 56 vjeç, , banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës.

E. E., 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi L.M, në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi E. E, adminstratori i kompanisë , shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.

Në cilësinë e provës materiale shtetasit L. M, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë shtetasi E.E.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.M, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.



3 Comments

  1. psikopatet kerkojne vende drejtoresh per kontroll
    para dhe per te provuar iluzionin e tyre
    ruhuni nga drejtoret!

  2. psikopatet kerkojne vende drejtoresh per kontroll
    para dhe per te provuar iluzionin e tyre
    ruhuni nga drejtoret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *