• |
ide | kryesore

Rama: Politika nuk do jetë më një pronë e politikanëve, do të vihemi në shërbim të njerëzve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një komunikim me mediat, ku është pyetur edhe për vendimin që Basha mori në lidhje me Berishën, të cilin e përjashtoi nga grupi i PD-së. Rama kur u pyet në lidhje me faktin nëse Basha ‘vrau babain e tij politik’, kryeministri u përgjigj; PS mori një mandat të tretë për të çuar Shqipërinë në nivel tjetër.

“Ndalove në radhë të parë për t’ju uruar të gjithëve një punë të mbarë dhe të frytshme si shërbëtor të publikut në këtë shesh këtu në hyrje të parlamentit. Unë do të angazhohem personalisht dhe PS do të bëjë përpjekjet që të kemi sa më shumë energji të shpenzuara për njerëzit, për problemet e tyre reale. Për sfidat e përbashkëta që ka vendi, për ëndrrat dhe shpresat e tyre, sa më pak energji për atë që politika ka bërë fatkeqësisht në këto vite duke u bërë një pronë e politikanëve, të cilët e kanë abuzuar vijimisht për qëllime, interesa për ambicie që mund të jenë edhe të natyrshme, por që sjanë kurrë të mjaftueshme për t’u ngritur mbi ambiciet dhe hallet e njerëzve.”, tha ai.



7 Comments

  1. Sa here qe flet nga nje genjeshter thote .
    Sa here vepron nga nje mega vjedhe po ndodh .
    Sa here premton , aq here ngrihen taksat.
    Sa here qe i shikon me te shpifur e te urryer behen.
    Revolucioni eshte melhem per ju funderrinat e kombit

  2. Fitore! Kane vendosur te mos vjedhin me, qenkan ngopur, biles do bejne dhe bamiresi sidomos per diplomatet e huaj dhe lobistet. Sorosit i la te vjedhe fshataret nepermjet fondacionit BESA me kredite e kripura si dhe me shoqerine e naftes. Pra do jete qingj i urte si ai qe populli thote se pi dy nena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *