• |
ide | kryesore

Shtëpia e Bardhë u kërkon të emëruarve nga Trump të japin dorëheqjen

-Instant, Lajme, Të fundit



Shtëpia e Bardhë bëri të ditur të mërkurën se u ka kërkuar 18 personave të emëruar gjatë administratës Trump të japin dorëheqjen nga bordet e akademive ushtarake, duke thënë se Presidenti Joe Biden kërkon që në këto pozita të jenë zyrtarë “në një linjë me vlerat e kësaj administrate”. Shtëpia e Bardhë tha se të 18-ve, 6 në secilin bord, në atë të Vizitorëve të Akademisë së Aviacionit, Akademisë Ushtarake dhe asaj Detare, u është kërkuar të japin dorëheqjen. Nëse kjo nuk ndodh, detyra e tyre konsiderohet e përfunduar prej orës 6 pasdite (e mërkurë).

Mes personave që u është kërkuar të japin dorëheqjen janë Kellyanne Conway, ish-këshilltare e Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës Trump dhe Sean Spicer, ish-zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nën ish-presidentin republikan.

Do të lë të tjerët të vlerësojnë nëse ata mendojnë se Kellyanne Conway dhe Sean Spicer, e të tjerë, janë të kualifikuar për të shërbyer në këto borde“, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një konferencë për shtyp.

Por në një postim në Twitter drejtuar Presidentit Biden zonja Conway shkruante: “Unë nuk jap dorëheqjen, por ti duhet ta japësh“.

Zoti Spicer, i cili shërben në Bordin e Vizitorëve në Akademinë Detare, tha në emisionin e tij në televizionin Newsmax të mërkurën se nuk do të largohej nga detyra. “Nuk do ta paraqes dorëheqjen dhe do bëhem pjesë e një procesi gjyqësor kundër këtij vendimi“, tha ai më tej.

Ish-shefi i Buxhetit në administratën Trump, Russ Vought bëri gjithashtu të ditur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. “Jo, ky është një mandat tre vjeçar“, shkruante ai në Twitter.

Bordet japin këshilla dhe rekomandime për presidentin amerikan për çështje që lidhen me moralin, disiplinën, kurrikulën, udhëzimet, pajisjet fizike, apo çështje fiskale të lidhura me akademitë./VOA



7 Comments

  1. Me ate rast do te heqin Jack Kean, nje nga gjeneralet me te suksesshem amerikane dhe qe i thote te verteten qe nuk duan te degjojne per katastrofen e Afghanistanit.

  2. Po nuk dhane doreheqjen,do i shpallin Non Grata,dhe te dergohen ne ishullin korean te kimetes,per t’u rehabilituar,ose konvertuar ne koreano antikomunista amerikane….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *