• |
ide | kryesore

Ceferin, armiqtë e UEFA-s janë Real, Barça e Juve: “Nuk do më vijë keq nëse ikin, kanë drejtues të paaftë”

-Instant, Sport



Nga kolonat e të përditshmes gjermane ‘Der Spiegel’, Alexander Ceferin ka nisur një sulm të ri ndaj tre klubeve rebele, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus. “Nuk do ta kisha problem nëse ata largoheshin, është shumë qesharake që ata duan të krijojnë një garë të re dhe në të njëjtën kohë duan të luajnë në Ligën e Kampionëve – tha presidenti i UEFA-s – Ata kanë thjesht drejtues të paaftë. Janë njerëz që u përpoqën të vrisnin futbollin”.

Nëse disa ditë më parë, me rastin e mbledhjes së ECA ai kishte sulmuar ish-mikun e tij Andrea Agnelli, tani Ceferin ka fjalë të rënda e kërcënuese edhe për presidentin e Real Madrid. “Florentino Perez ankohet dhe thotë se klubi mund të mbijetojë vetëm me një Super League dhe pastaj të përpiqet të nënshkruajë me Kylian Mbapé për 180 milionë euro.”

Avokati slloven më vonë zbuloi se ai ishte kërcënuar me telefon nga një këshilltar i Super League, i cili i sugjeroi edhe që kompeticioni të organizohej nga UEFA. Kur numri 1 i organizmit europian i hodhi poshtë idenë, ai i tha atij se klubet e përfshira kishin shumë para dhe ndikim dhe se ata do ta padisnin nëse ai nuk dorëzohej.

Ceferin dëshiron të qëndrojë në krye të futbollit kontinental edhe për shumë vite të tjera. “Mandati i tretë? Po, më pëlqen kjo punë, edhe pse është më stresuese sesa mendoja. Por unë e dua futbollin dhe për momentin jeta ime është thjesht fantastike.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *