• |
ide | kryesore

Dhunohet varri i futbollistit të Lazios, grabiten shalle e kujtime: “Të uroj më të këqijat e botës”

-Instant, Sport



Akt i rëndë plaçkitjesh ndaj varrit të Daniel Guerinit, një futbollisti i ri i Lazios, i cili vdiq në një aksident rrugor në Romë në mars. Fanellat, shallet dhe kukullat e sjella nga miqtë dhe të afërmit janë zhdukur nga ‘shtëpia’ e fundit e të riu, në varrezat e Veranos, ku djali është varrosur. E ëma e tij Michela nuk ka mundur ta përmbajë zemërimin e saj: “Për ty, i/e padenjë, uroj gjithë të këqijat e botës”.

I fortë e i kuptueshëm, shpërthimi emocional i gruas: “Për ty i/e padenjë, që e lejove vetes të vjedhësh nga varri i Gueros ju uroj të gjitha të këqijat në botë. Një shall, një fanellë dhe një shqiponjë … Nëse do mi kërkoje t’i blija unë. Kujdes se është dikush që sheh gjithçka … “.

Në të njëjtën kohë, gruaja u bëri thirrje njerëzve. “Është grabitur varri i djalit tim Daniel. Shallet, fotot dhe shumë kujtime të sjella nga miqtë e djalit tim janë marrë. Bëj një apel që gjithcka të rikthehet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *