• |
ide | kryesore

Real nuk e ka marrë ende, por i ka bërë gati klauzolën: 1 miliardë euro për Mbappe

-Instant, Sport



Sipas raportimeve të ABC, Kylian Mbappé nuk do të rinovojë me PSG dhe do të nënshkruajë me Real Madridin në janar. Sulmuesi francez do të ketë një kontratë të lidhur për gjashtë sezone, me një pagë prej 30 milionë në vitin e parë dhe 20 milionë në vitet e tjera të kontratës. Por ajo që kanë planifikuar të bëjnë merengues, me sugjerimin e Florentino Perez, është të vendosin një klauzolë prej 1000 milionë eurosh, ashtu si më parë në Madrid e kanë patur edhe Cristiano Ronaldo dhe që e kanë ende Bale dhe Benzema.

E ekzagjeruar, jo për faktin që merengues duan të mbajnë larg pretendentët e mundshëm të ardhshëm për sulmuesin, por se ende asgjë nuk është e sigurtë e, nëse PSG nuk pranoi 180 milionë euro të ofruara në verë, do të thotë se një plan për të bindur Mbappe të firmosë rinovimin e kanë, sepse sado të pasur të jenë sheikët e Katar, 180 milionë janë shumë për ti humbur pas një viti.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *